Alternativa në Çair me ultimatum: Nëse nuk e votoni rrëzimin e qeverisë, do ta shpartallojmë degën

    Dega e Alternativës në Çair për Nistori.com thotë se ka mbajtur mbledhje urgjente lidhur me situatën e krijuar politike. Nga kjo mbledhje, dega ka dalë me qëndrim unanim se deputetët e kësaj partie duhet të votojnë për rrëzimin e qeverisë LSDM-BDI.

    “Nëse deputetët e Alternativës nuk votojnë kundër qeverisë LSDM-BDI, dega jonë do të shuajë aktivitetin politik”, kanë vendosur në degën e Alternativës.

    Ndryshe, për momentin deputeti Skender Rexhepi është deputeti i vetëm i Alternativës që nuk pranon të votojë kundër qeverisë me arsyetim se nuk voton bashkë me Levicën e Apasievit.

    Lajmi Paraprak

    ​Barcelona dhe City në bisedime për shkëmbim të yjeve

    Lajmi i rradhës

    Sindikatat në Maqedoni kundër shkurtimit të orarit të punës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë