Alternativa nuk do të marrë pjesë në hartimin e ndryshimeve kushtetuese

    Pas ftesës së Ministrisë së Drejtësisë për pjesëmarrje në një grup pune për hartimin e ndryshimeve kushtetuese, qëndrimi i Alternativës është se, nuk do të marrë pjesë në një grup të tillë pune, njofton Nistori.

    Sipas tyre vendimi është derisa nuk kemi konsensus politik ndërmjet partive politike për t’i mbështetur këto ndryshime kushtetuese, përmes të cilave duhet të hapet rruga e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

    “Përveç kësaj, Alternativa nuk mund të ulet në një tavolinë dhe të flasë në këtë temë me parti që ende nuk janë deklaruar për propozim-amendamentin e saj kushtetues për luftën kundër korrupsionit. Derisa nëpër gjykata çdo ditë raportohen lëndë të korrupsionit që dështojnë për shkak të vjetrimit të tyre, ndërsa qeveria dhe partitë e tjera heshtin ndaj propozimit tonë për ta sanksionuar me kushtetutë mosvjetrimin e lëndëve të korrupsionit politik, ne nuk kemi asnjë detyrim që t’u përgjigjemi ftesave për të bërë fotografi dhe për të aktruar se gjoja jemi për ndryshime kushtetuese. Nëse dikush dëshiron ta shohë Alternativën pjesë të këtyre debateve, së pari duhet të ofrojë mundësi reale për konsensus politik dhe, së dyti, në rend dite të jetë propozim-amendamenti kushtetues i Alternativës për luftë kundër korrupsionit politik.”, kumtuan sot në një konferencë për media nga AAA.

    Nga partia shtojnë se, ndryshimet kushtetuese nuk kanë kuptim nëse Maqedonia e Veriut, me mjete rrethanore, vazhdon ta sponsorizojë korrupsionin politik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ja çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm kur ndihen të pakënaqur në punë

    Lajmi i rradhës

    EVN: Manipulimet në rrjet, shkaktuan kaos në Gërçec

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë