Alternativa nuk heqë dorë nga asnjë pikë e marrëveshjes Zaev-Gashi

    Alternativa nuk do të heqë dorë nga asnjë pikë e marrëveshjes Zaev-Gashi, pavarësisht presionit që kryeministri ka nga partnerët e koalicionit parazgjedhor. Sipas partisë së Gashit, ruajtja e stabilitetit politik dhe shpëtimi i kësaj Qeverie janë sakrificë e mjaftueshme e Alternativës, ndërsa çështja e pakënaqësive brenda partive të vogla është problem i kryeministrit në largim Zaev.

    “Alternativa ka dakorduar marrëveshje me kryeministrin Zaev me bindjen se ai i ka informuar partnerët e tjerë qeveritarë për bisedimet që janë zhvilluar. Nuk di pse duhet të pritet të heqë dorë dikush nga diçka që ende nuk ka marrë asgjë. Partnerët e tjerë e dinë mirëfilli se çfarë sakrifice ka bërë Alternativa për të ndihmuar dhe shpëtuar ketë Qeveri, pikërisht për interesa madhore të shtetit. Mendoj se kjo është e mjaftueshme nga ana jonë”, njoftojnë nga Alternativa.

    Ishte pikërisht Gashi i cili gjatë procesit të negociatave kishte deklaruar se për partinë e tij ka rëndësi përgjegjësia dhe jo resorët.

    “Për Alternativën çështja e resorëve asnjëherë nuk ka qenë thelbësore. Është me rëndësi të merremi vesh për kriteret programore, ndërsa ajo është pjesë është sekondare për ne dhe shumë më i parëndësishëm për ne”, theksoi Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

    Partnerët e koalicionit brenda LSDM-së, PLD-ja, LD-ja dhe PRDM-ja ditë më parë adresuan pakënaqësitë e tyre ndaj pikave nga marrëveshja Zaev-Gashi. Sipas tyre koncepti i ri për zhvillim të barabartë rajonal është i papranueshëm, ndërsa disa subjekte kundërshtojnë edhe krijimin e ministrive të reja pa resorë. Nëse partnerët pajtohen ose jo që shumica të zgjerohet sipas marrëveshjes Zaev-Gashi, kjo pritet të mësohet pas zgjedhjes së kryetarit të ri të LSDM-së i cili pritet të jetë edhe mandatar për formimin e shumicës së re parlamentare. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Szunyog: Asnjë marrëveshje në dialog nuk ia ndalon policisë së Kosovës vendosjen kudo në territorin shtetëror

    Lajmi i rradhës

    Konfirmohet vendimi i qeverisë që të anulohet koncesioni për minierën “Ilovica – Shtuka”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë