Alternativa: Sistemi gjyqësor në RMV i dënon të pambrojturit dhe i shpërblen kriminelët e fuqishëm

    Vendimi i djeshëm i Gjykatës Supreme, e cila e konfirmoi vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimet e shqiptuara ndaj shqiptarëve të dënuar tashmë disa vite në një proces që opinioni vazhdon ta konsiderojë si rast të montuar, e konfirmon edhe njëherë qëndrimin tonë, të thënë shumë herë, se sistemi i gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut i dënon të pambrojturit dhe i shpërblen kriminelët e fuqishëm, thuhet në kumtesën e Alternativës.

    “Dëshmi për këtë ishte miratimi i përshpejtuar i Kodit Penal, me të cilin e shpëtuan Nikolla Gruevskin dhe shumë kriminelë si ai, njësoj siç synon edhe propozim-ligji për amnisti, me të cilin amnistohen disa kriminelë që i duhen pushtetit për të bërë dhunë dhe malverzime zgjedhore. Këtu duam të kujtojmë se AlternAtivA ishte partia e parë në historinë politike të këtyre viteve që në marrëveshjen e saj për bashkëqeverisje, në nëntor 2021, e vendosi edhe pikën e zbardhjes së rasteve të montuara, që t’i adresohej një letër Komisionit Europian për të dërguar ekip ekspertësh, që t’i hulumtojnë ato raste. Megjithatë, opinioni e di se LSDM-ja e shkeli marrëveshjen, ndërsa Aleanca për Shqiptarët, që hyri pas nesh në pushtet – ndonëse e ka Ministrinë e Drejtësisë dhe më shumë se gjithkush i ka keqpërdorur edhe familjarët e rastit “Monstra” – as që e ka përmendur më këtë rast. Përveç kësaj, kur ne dolëm nga qeveria, kryeministri Kovaçevski e lansoi edhe një gënjeshtër tjetër, se letrën për Komisionin Europian në lidhje më këto raste do ta dërgojë në KE, sepse ashtu gjoja ishte marrë vesh me një deputet shqipfolës që pushteti sapo e kishte joshur”, thonë nga Alteranativa.

    E kami ditur se e kanë mashtrim pazari, por siç thonë nga Alternativa edhe atë rast e patëm përshëndetur dhe patëm kërkuar nga kryeministri ta mbajë premtimin, por janë bërë gati 9 muaj dhe kjo temë është heshtur edhe nga kryeministri, por edhe nga ai deputeti që e shiti veten te pushteti.

    “Natyrisht, kush del në shitje, nuk mund të mbrojë asnjë kauzë”, thonë nga Alternativa.

    Alternativa shpreh keqardhjen e saj që shqiptarët e burgosur në rastin “Monstra” vazhdojnë të dergjen në burgje të përjetshme, kjo në kohën që kemi një ministër të Drejtësisë që i shpëton kriminelët dhe në kohën që një kryeministër bën akshampazare me deputetë shqipfolës, po ashtu duke u tallur me shqiptarët e burgosur në rastet e montuara. Pavarësisht kësaj, siç thonë, Alternativa vazhdon të besojë se megjithatë ka mundësi të ridefinohet sistemi i drejtësisë, ndërsa këtë e kemi dëshmuar duke dorëzuar interpelancë për kryeprokurorin Lubomir Joveski, për çka presim që kryetari i Kuvendit të ftojë seancë kuvendore.

    Lajmi Paraprak

    Tërmeti në Marok nuk kurseu as jetët e fëmijëve, mësuesja humb 32 nxënësit e saj: Jam ende në shok

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Disa politikanë më kanë konsultuar për amnistimin e Gruevskit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë