Tërmeti në Marok nuk kurseu as jetët e fëmijëve, mësuesja humb 32 nxënësit e saj: Jam ende në shok

    Tërmeti tragjik 6.8 ballë, që goditi më 9 shtator Marokun, i mori jetën qindra njerëzve, fëmijë e të rritur.

    Një mësuese marokene e gjuhës arabe dhe frënge, ka prekur me rrëfimin e saj për BBC, ku ke traguar se ka humbur të gjithë nxënësit e klasës së saj.

    Nesreen Abu ElFadel jetontë në Marrakesh, dhe zona e quajtur Adaseel, shumë pranë epiqendrës së tërmetit, ishte shkolla dhe shtëpia e nxënësve të saj që humbën jetën.

    Ajo ka treguar se nxënësit ishin të moshës 6 deri në 12 vjeç.

    “Shkova në fshat dhe fillova të pyesja për fëmijët e mi: “Ku është Somaya? Ku është Youssef? Ku është kjo vajzë? Ku është ai djalë?” Por të gjithë më thonin se ata kanë vdekur të gjith”, tha ajo.

    Ata ishin në mesin e pothuajse 3,000 njerëzve të vrarë nga tërmeti më i fortë i regjistruar ndonjëherë në Marok. Zonat më të goditura ishin ato në jug të Marrakeshit, ku shumë fshatra malorë u shkatërruan plotësisht. Adaseel ishte një nga ato vende.

    Zonja ElFadel kujtoi se si kishte dëgjuar për atë që i ndodhi një ndër nxënësve të saj Hatixhe, gjashtë vjeçare dhe vëllezërve dhe motrave të saj, të cilët humbën jetën të gjithë.

    Ekipet e shpëtimit gjetën trupin e fëmijës të shtrirë pranë vëllait të saj Mohamed dhe dy motrave të saj, Mena dhe Hanan. Ata kishin qenë të gjithë në shtrat gjatë tërmetit dhe të gjithë ishin nxënës në shkollënku jepte mësim zonja ElFadel.

    Mësuesja e gjuhës i përshkroi studentët e saj si “engjëj” dhe fëmijë të respektueshëm që ishin të etur për të mësuar.

    “Pavarësisht se po luftonin me varfërinë dhe një krizë dërrmuese të kostos së jetesës, fëmijët dhe familjet e tyre menduan të shkonin në shkollë dhe e konsideronin si gjëja më e rëndësishme në botë”, rrëfeu mësuesja.

    Ajo ka deklaruar se kjo situatë  i ka shkaktuar asaj shumë shqetësime dhe trauma, dhe ende nuk e ka marrë veten nga ngjarja e rëndë.

    “Unë nuk fle, jam ende në shok,” tha ajo. “Njerëzit më konsiderojnë si një nga ata me fat, por nuk e di se si mund të vazhdoj të jetoj jetën time”, ka deklaruar ajo.

    Gjithsej 530 institucione arsimore janë dëmtuar në shkallë të ndryshme, duke përfshirë disa prej të cilave janë shembur plotësisht ose kanë pësuar dëmtime të rënda strukturore, sipas deklaratave zyrtare.

    Qeveria marokene ka ndërprerë përkohësisht mësimet në zonat më të goditura.

    “Ndoshta një ditë kur ata të rindërtojnë shkollën dhe klasat të kthehen në sesion, ne mund t’i përkujtojmë ata 32 fëmijë dhe të tregojmë historinë e tyre,” tha zonja ElFadel.

    Lajmi Paraprak

    A është mirë që fëmijët të rriten pa vëllezër e motra? Përgjigjen studiuesit

    Lajmi i rradhës

    Alternativa: Sistemi gjyqësor në RMV i dënon të pambrojturit dhe i shpërblen kriminelët e fuqishëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë