Ambasada e Gjermanisë në Shkup: deri më 10 janar pranojmë aplikime për viza

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej 3 marsit deri më 10 mars do të mund të aplikojnë për viza në Gjermani. Më 10 mars në ora 15:00 do të mbaron mundësia për aplikim.

    “Aplikimet për termine për muajin shkurt 2024 të bëhen duke u regjistruar në listën e pritjes për termine nga data 03.01.2024 në orën 10:00 deri më 10.01.2024 në orën 15:00”, njoftoi Ambasada Gjermane në Maqedoninë e Veriut.

    Ambasada në Konkursin e shpallur theksoi që për caktimin e terminëve për viza zbatohet një lotari mujore, ashtu që as Ambasada dhe as VisaMetriv nuk kane ndikim, pasi një gjë e tillë realizohet në Ministrinë Federale për Punë të Jashtme në Berlin.

    “Autorizimi i palëve të treta për të rezervuar termine nuk është as i nevojshëm dhe as i arsyeshëm. Ambasada në  Shkup nuk bashkëpunon me agjenci udhëtimesh, zyra avokatie,  apo ofrues privatë, ato madje  as që  gëzojnë ndonjë  privilegj. Në veçanti, ato nuk kanë qasje të lehtësuar në sistemin tonë të caktimit të  terminëve”, sqaroi Ambasada.

    Lajmi Paraprak

    Gostivari u zbraz, u larguan 11 mijë kurbetçarë

    Lajmi i rradhës

    FUSHATA NË RMV | Kush është më i korruptuar e kush më patriot

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë