Ambasada gjermane në Shkup: Faqja për marrjen e vizës së punës për Gjermani është shikuar 50 mijë herë

    Faqja për marrjen e vizës së punës për Gjermani është shikuar 50,000 herë për vetëm disa orë pas hapjes, para dy ditësh, ka njoftuar ambasada e Gjermanisë në Shkup. Ajo u hap pasi më 1 shtator në Gjermani ka hyrë në fuqi rregullativa e të ashtuquajturës Rregullativa e Ballkanit Perëndimor, me të cilën Qeveria gjermane edhe pas vitit 2020, u ka mundësuar shtetasve të Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi të kenë qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës. Për gjithë Ballkanin Perëndimor, janë siguruar 25,000 viza të punës në vjet, prej të cilave 4,750 për Maqedoninë.

    “Qeveria Federale ka krijuar qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut (si dhe për Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë). Kjo vazhdon të mbetet e vlefshme për çdo lloj vendi pune – pavarësisht kualifikimit të njohur. Për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, 25,000 viza mund të lëshohen çdo vit në përputhje me rregulloret ligjore gjermane, nga të cilat Maqedonia e Veriut merr një kuotë vjetore prej 4,750 vizash. Matur sipas popullsisë, njerëzit në Maqedoninë e Veriut, edhe për shkak të interesit të tyre të madh, kanë një pjesë mbi proporcionale në dispozicion”, ka shkruar ambasadorja gjermane Anke Holstein, në Facebook.

    Ajo ka shtuar se, interesimi për programin është jashtëzakonisht i madh, që ka krijuar probleme në ndarjen e terminëve për aplikim për vizë.

    “Por meqenëse interesi për këtë program është njëkohësisht dërrmues (postimi ynë nga e hëna kishte mbi 50,000 shikime brenda pak orësh), gjithashtu jemi ne në vetëdije se vetëm disa nga të interesuarit mund të kenë një shans. Sistemi aktual për ndarjen e termineve, i cili gjithashtu përdoret në të 6 vendet e rajonit, ka për qëllim t’i mundësojë ambasadës, të realizojë sa më gjerë  gamën e kufizuar të termineve të aplikimit. Prandaj kërkoj mirëkuptimin tuaj dhe ju premtoj në të njëjtën kohë që ne po punojmë vazhdimisht në përmirësimin e sistemit të ndarjes së termineve në mënyrë që të bëhet edhe më transparente për ju”, ka thënë ajo.

    Lajmi Paraprak

    Pavarësisht garancisë së ofruar, Kamçev mbetet në burg

    Lajmi i rradhës

    Javën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut do të kontrollohet prejardhja e pasurisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë