Ambasadori Qehaja: Bartësit e institucioneve në Shkup “duhet të dëgjojnë më shumë Kosovën”

    Ndaj Kosovës, “jo gjithmonë vullneti i qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut reflektohet në politikat e bartësve të institucioneve të vendit”, kështu konstatoi në një intervistë për “Programi 200” ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, përcjell Nistori.

    Ai flet pas zhvillimeve të para një jave në veri të Kosovës, ku pati një përplasje mes policisë së Kosovës dhe një grup terrorist.

    Sipas ambasadorit Qehaja edhe pse ka një bashkëpunim të nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Shkupit, serish ai thotë se bartësit e institucioneve duhet të dëgjojnë më shumë storjen e Kosovës, aq më shumë në këtë periudhë delikate.

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Zhelinës vazhdon të përballet me mungesën e ujit, kësaj radhe Pallatica

    Lajmi i rradhës

    Ndalesa e celularëve ka filluar të praktikohet në shumë shkolla të RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë