Komuna e Zhelinës vazhdon të përballet me mungesën e ujit, kësaj radhe Pallatica

    Foto ilusturese

    Afër njëmijë shtëpi të fshatit Pallaticë të komunës së Zhelinës vazhdojnë të jenë pa ujë për pije. Uji i sistemit nuk bën për pije, ndërsa puset që kanë hapur vetë banorët, rezultojnë të ndotura, gjë kjo që detyron banorët që ujin e pijes ta sigurojnë përmes çezmave të fshatrave të tjerë apo duke e blerë në markete.

    “Çështja e ujit është shumë tepër ma u bë. Vetëm me blerje ujin e kemi edhe unë edhe familja. Se kur do bëhet nuk e di” – banor.

     “Ne që moti presim, kur u bë kanalizimi ne pritëm edhe ujin e pijshëm, gypat u montuan  që prej 15 vitesh, por uji i pijshëm askund vdiq. Ne momentalisht përdorim ujin e pusit me hidro pompa, por s`është për të pi, vetëm ujë teknik. Ujin për pije e blejmë, dhe ka një çezmë një Jegunoc atje marrim neve për çdo gjë” – tha një banor.

    Kreu i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, premtoi sërish se së shpejti do të gjinden fonde për të nisur projekti i ujit për fshatin Pallaticë e Uzurmisht.

    “Ne për momentin po punojmë në Trebosh për ujësjellësin me një projekt të Ministrisë së Ambientit, ndërsa projekti tjetër që u paralajmërua më herrët nga Ministria e Ambientit, është që ne si komuna duhet të aplikojmë për mjetet evropiane. Ne jemi gati me dokumente që në 2019 mirëpo asokohe s`ishin ende mjetet, ndërsa tani presim Qeveria të bëhet gati dhe të aplikojmë për Pallaticën dhe Uzurmishtin” – Blerim Sejdiu. Kryetar i komunës së Zhelinës.

     “Banorët e Pallaticës, nuk e kanë vetëm problemin e mungesës së ujit për pije, por kanë edhe problemet tjera  infrastrukturore, siç është rruga. Por ndër problemet më kryesore, është ky kanalizim i qytetit të Tetovës, ujërat e zeza të të cilit kalojmë përmes fshatit, dhe më e keqja është se, kalojnë edhe në afërsi të shkollës, duke vënë nxënësit në rrezik nga aroma e keqe dhe ndotja që sjell ky kanalizim i ujërave të zeza” /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Përderisa qeveria nuk dëgjon zërin tonë, nuk do të votojmë për ndryshimet kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Ambasadori Qehaja: Bartësit e institucioneve në Shkup “duhet të dëgjojnë më shumë Kosovën”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë