Ambasadorja amerikane Aggeler: Në RMV çdo ditë po ndodhë korrupsioni

    Korrupsioni në RMV është i pranishmëm prej kohësh. Nuk është një problem që mund të zgjidhet brenda pak muajsh dhe tashmë ekzistojnë sisteme që kërkojnë kontroll. Prandaj vizita e sotme është e mirë, për të parë se si po zhvillohen hetimet, tha ambasadorja amerikane në Shkup,Angela Aggeler, përcjell Nistori.

    Forcimi i gjyqësorit në vend, në të gjitha nivelet, është një prioritet kryesor për Ambasadën Amerikane, për mua personalisht dhe për Uashingtonin, tha ambasadorja e ShBA në vend, Angela Ageler.

    Pas vizitës në Qendrën e Hetimeve në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, ku Ambasada Amerikane ka dhuruar pajisje kompjuterike dhe teknike, Aggeler tha se ky është një sistem i mirë dhe shprehu besimin se ndërveprueshmëria do të përmirësojë efikasitetin.

    “Unë jam këtu që në nëntor dhe korrupsioni në vend është i pranishmëm prej kohësh. Nuk është një problem që mund të zgjidhet brenda pak muajsh dhe tashmë ekzistojnë sisteme që kërkojnë kontroll. Prandaj vizita e sotme është e mirë, për të parë se si po zhvillohen hetime” – tha Aggeler.

    Ne duam të jemi partnerë me këtë vend, theksoi Aggeler, kështu që do të tregojmë se ky sistem është aty për qytetarët tuaj.

    “Kjo kërkon kohë. Nuk është diçka që do ta zgjidhë një sistem kompjuterik, por është një prioritet dhe nëse kam një qëllim si ambasadore në vend, është të sigurohem që të bëj gjithçka që mundem, së bashku me ekipin tim, për të forcuar besimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në gjyqësor” – tha Aggeler.

    Kryetari i Prokurorisë Themelore Publike – Shkup, Gavril Bubevski, falënderoi për donacionin, i cili ndihmon në punën e përditshme, me qëllim që të mundësohet besimi i qytetarëve në institucionet në sistem dhe realizimi i drejtësisë.

    “Ky është një donacion serioz që do të na ndihmojë në punën tonë të përditshme si në aspektin teknik ashtu edhe në atë esencial, sepse mund të punojmë shumë më shpejt në provat e caktuara dhe mbledhjen e materialeve dëshmuese”, tha Bubevski.

    Shpresojmë, theksoi Bubevski, për bashkëpunim të mëtutjeshëm me ambasadën amerikane përmes trajnimeve dhe ndihmave të tjera. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Të jesh grua ose vajzë në RMV nënkupton çdo ditë të përballesh me pyetje të re për mbijetesë

    Lajmi i rradhës

    Kush dezinformon me fotomontazh për tank të kapur “Leopard” në Bahmut të Ukrainës? (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë