Të jesh grua ose vajzë në RMV nënkupton çdo ditë të përballesh me pyetje të re për mbijetesë

    Platforma për Barazi Gjinore dy ditë më parë paralajmëroi marshin e 8 Marsit në shenjë proteste për gjendjen në të cilën gjenden gratë dhe vajzat në vend.

    Sipas kësaj Platforme, të jesh grua ose vajzë në këtë shtet nënkupton çdo ditë të përballesh me pyetje të re për mbijetesë: Nëse do ta mbijetoj këtë vozitje me taksi? Nëse do ta mbijetoj këtë muaj? Nëse do ta mbijetoj martesën? Nëse do ta mbijetoj lindjen e fëmijës? Nëse do ta mbijetoj këtë operacion? Nëse do ta mbijetoj dhunën?

    Ata than se të jesh grua në Maqedoni nënkupton të zgjohesh çdo mëngjes me frikë dhe të pyetesh si dhe nëse do ta mbijetosh atë ditë.

    “Në vitin 2023, gratë përballen me politika që nuk i njohin sa duhet nevojat, institucionet nuk i mbrojnë sa duhet. Ka progres në miratimin e ligjeve, edhe pse disa kanë ngecur, por kryesore është se problemi është zbatimi i politikave, institucionet nuk po i zbatojnë ashtu siç e kanë përcaktuar. Kot kemi dokumente deklarative, kur nuk ka ndryshime”, deklaroi Jana Kocevska, nga Platforma për Barazi Gjinore.

    Ndër problemet me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat në vend, Kocevska theksoi se kryetarët e komunave nuk iu përgjigjën apeleve që të mos fiket ndriçimi publik, që përbën rrezik për vajzat dhe gratë gjatë natës të lëvizin lirshëm.

    Nga Platforma për Barazi Gjinore theksojnë se në vitin 2023, gratë dhe vajzat ende janë të diskriminuara në çdo pikëpamje dhe nuk realizojnë të drejta dhe mundësi të barabarta, as në shtëpi, as në punë, as në politikë e as në jetën sociale.

    Ndryshe, marshi do të fillojë në ora 18:00 nga Sheshi Filipi i Dytë, ndërkaq do të mbarojë në Parkun e Gruas Luftëtare përballë Kuvendit të Maqedonisë.

    Lajmi Paraprak

    8 MARSI, DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS

    Lajmi i rradhës

    Ambasadorja amerikane Aggeler: Në RMV çdo ditë po ndodhë korrupsioni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë