Amsterdam, mijëra protestues në rrugë kundër izolimit

    Në Amsterdam, mijëra qytetarë vërshuan në rrugë të dielën e 2 janarit 2022, për të protestuar kundër rregullave shtrënguese si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

    Reuters” raporton se policia holandeze përdori shkopa gome për të shpërndarë turmat.

    Kryebashkiaku i Amsterdamit, Femke Halsema, lëshoi ​​një urdhër urgjent, që i jepte autoritet policisë të zbrazte Sheshin qendror teksa protestuesit shkelën një nga rregullat kryesore, atë të ndalimin për grumbullimet publike.

    Protestuesit, të cilët kryesisht nuk mbanin maska ​​dhe thyen rregullat e distancimit social, gjithashtu e injoruan urdhrin e kryebashkiakut për të ndaluar marshimin dhe vijuan ecjen përgjatë rrugës kryesore, duke luajtur muzikë dhe duke mbajtur në duar çadra të verdha në shenjë kundërshtimi ndaj masave të qeverisë.

    Holanda hyri në një izolim të papritur më 19 dhjetor, kur qeveria urdhëroi mbylljen e të gjitha bizneseve, përveç dyqaneve me shërbime thelbësore, si restoranteve, parukierëve, palestrave, muzeve dhe vendeve të tjera publike deri të paktën deri më 14 janar.

    Ashtu si vendet e tjera evropiane, Holanda vendosi masat kufizuese në një përpjekje për të parandaluar një valë të re të shkaktuar nga varianti i ri shumë infektues, Omicron.

    Lajmi Paraprak

    Ivona Vasileska, fizikantja bërthamore e cila zbulon se energjinë elektrike mund ta bëjë më të lirë për tërë Europën

    Lajmi i rradhës

    Njihuni me Utën e Himalajeve, alpinistja nga Kosova që ka ngjitur majën më vdekjeprurëse në botë, Annapurna në Nepal (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë