Anesteziologut nga Tetova, Valton Dervishi, i është marrë përkohësisht licenca e punës. Oda e Mjekëve këtë vendim e ka marrë pasi mjeku shkeli privatësinë, të drejtat dhe dinjitetin e pacientëve duke postuar video nga reparti gjinekologjik i spitalit në platformën Tik- Tok.
Mjekut i hiqet leja e punës për një periudhë 7-vjeçare, që është dënimi maksimal që mund të merret për shkelje etike në punë. Gjykata e Nderit e Odës së Mjekëve ka konstatuar se anesteziologu ka shkelur Kodin e Deontologjisë si dhe Kodin Ndërkombëtar të Etikës Mjekësore, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve.
Nga Oda e Mjekëve, pak ditë më parë u kanë kërkuar falje pacientëve që janë filmuar, pa u pyetur. Prokuroria Themelore Publike e Tetovës para dy ditësh në Gjykatën Themelore në Tetovë ka dorëzuar aktakuzë kundër Dervishit për vepra penale – Keqpërdorim në shërbim si dhe incizim i paautorizuar. /Alsat/
Pushteti ekzekutiv dhe ai gjyqësor në Maqedoni, tentojnë të shpëtojnë veten nga korrupsioni
Pasi të gjithë sytë e qytetarëve dhe ndërkombëtarëve janë drejtuar te korrupsioni dhe shteti i së drejtës, si…