Angazhim i përforcuar i presidencës portugeze për hapjen e bisedimeve deri në Samitin e qershorit të BE-së

    Presidenca portugeze me BE-në me angazhim të përforcuar që të zhbllokohet procesi
    dhe Maqedonia e Veriut t’i fillojë bisedimet për anëtarësim me Unionin.

    Sot në Shkup arrijnë eurokomisari për Zgjerim, Oliver Varheji dhe shefi i diplomacisë portugeze
    Augusto Santosh Silva, të cilët sipas paralajmërimeve nga Brukseli, do të sjellin propozim
    për zhbllokimin e vetos së Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut dhe për miratimin e
    mbajtjes formale të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

    Nëse vendet anëtare të BE-së
    arrijnë pajtueshmëri deri më 22 qershor për Maqedoninë e Veriut dhe nëse kornizën e
    bisedimeve e përmbush edhe pala nga Maqedonia e Veriut, konferenca e parë
    ndërqeveritare do të mund të mbahej ndërmjet 22 dhe 30 qershorit të këtij viti. /AIM/

    Lajmi Paraprak

    Në Kosovë sot mbahen dy marshe, njëri në mbështetje të Izraelit, tjetri në mbështetje të Palestinës

    Lajmi i rradhës

    SHBA-Berisha, histori përplasjesh / Si përfundoi ‘non grata’ politikani dikur i përkëdheluri i Washington

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë