Angellovska-Bezhoska: Presim që ekonomia këtë vit të jetë siç ishte rritja para-krizës

    Ky vit është vit i rimëkëmbjes graduale pas goditjes së parë të pandemisë. Ndryshe nga kriza e mëparshme globale, e cila shkaktoi dhimbje të gjata, kriza e Kovid-19 shkaktoi dhimbje të shpejta dhe të mprehta – fillimisht me një efekt më të madh dhe më të përhapur se kriza globale financiare, por me rikuperim më të shpejtë. Për vitin 2022 është parashikuar rritje prej 3,9 për qind, e cila do ta çonte ekonominë në nivelin e para-krizës, por akoma ekzistojnë rreziqet, tregon guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska.

    “Të arriturat e deritanishme janë kryesisht në përputhje me pritjet e Bankës Popullore. Dinamika e rimëkëmbjes ekonomike është solide dhe rritja në tre tremujorët e parë prej 4,6 për qind është shumë afër parashikimeve tona prej 4,2 për qind. Ndryshe nga kriza e mëparshme globale, e cila shkaktoi dhimbje të gjata, kriza e Kovid-19 shkaktoi dhimbje të shpejta dhe të mprehta – fillimisht me efekt më të madh dhe më të përhapur se kriza globale financiare, por me rikuperim më të shpejtë. Kjo në radhë të parë është për shkak se kjo krizë nuk ka ardhur nga prishja e themeleve ekonomike, por ka ardhur nga kriza në sistemin shëndetësor dhe nga nevoja e pakompromis për ruajtjen e shëndetit publik”, tha Angellovska-Bezhoska në një intervistë për “Kapital”.

    Guvernatorja thekson se bankat kanë qenë mbështetje e rëndësishme për sektorin real gjatë krizës së Kovid-19, për shkak të pozicionit të fortë të kapitalit dhe likuiditetit të sistemit bankar para pandemisë, por edhe reagimit të shpejtë dhe të fortë të Bankës Popullore, e cila që nga viti fillimi i pandemisë ka marrë një sërë masash për lehtësimin e kushteve financiare në ekonominë vendore dhe rritjen e likuiditetit dhe fleksibilitetit të bankave.

    Për vitin e ardhshëm, Banka Popullore parashikon rritje prej 3,9 për qind të BPV-së, me çka ekonomia në vitin 2022 do të arrinte nivelin e para-krizës.

    Në lidhje me inflacionin, guvernatorja tha se duke pasur parasysh projeksionet e institucioneve financiare ndërkombëtare për stabilizimin e çmimeve të produkteve parësore vitin e ardhshëm, pritet që të ketë stabilizim të caktuar të inflacionit në vendin tonë.

    “Megjithatë, çmimet në tregjet janë të ndryshueshme dhe shumë të paparashikuara, për çka Banka Popullore i monitoron me kujdes ndryshimet në çmimet e importit dhe faktorët që i lëvizin ato, si dhe faktorët e brendshëm. Nëse është e nevojshme, Banka Popullore është e gatshme të reagojë duke përdorur disa nga instrumentet monetare në dispozicion”, thotë Angellovska-Bezhoska.

    Lajmi Paraprak

    Britania zgjeron skemën e vizave për punëtorët sezonalë

    Lajmi i rradhës

    Panairi i librit në Tetovë, shkrimtarët: Bleni libra për veten dhe brezin e ardhshëm, fotografohuni pranë librave, sepse nuk është turp (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë