Panairi i librit në Tetovë, shkrimtarët: Bleni libra për veten dhe brezin e ardhshëm, fotografohuni pranë librave, sepse nuk është turp (Video)

    Foto: Nistori

    Gazetare | Aleina Arsllani

    Sot u hap panairi i librit në Tetovë. Është koha që qyteti përsëri të dehet në vargje dhe prozë, kështu do të thonin romancierët e gjysmës së shekullit XX.

    Panairi i librit është java ku lexuesit lokal mblidhen për të pasuruar bibliotekat e tyre me tituj të rinj ose me tituj më veçse të njohur.

    Nuk munguan as “veteranët” e panairit të cilët e vizitojnë atë me vite, por priten edhe shumë të tjerë ditëve në vijim. Shtëpitë e njohura botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, kësaj radhe vijnë para lexuesit tetovar me botime të reja, duke u nisur nga ato letrare, artistike, shkencore, por edhe libra për fëmijë.

    Deri më datë 30 dhjetor 2021, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 22:00, libërdashësit mund të vizitojnë shtandet në qendrën tregtare “Remall”.

    Panairin e hapi me një fjalim nderi profesori dhe njëherit shkrimtari nga Tetova, Salajdin Salihu. Ai tha se librat nuk na pasurojnë vetëm shpirtërisht, por janë edhe dekori më i bukur për një shtëpi.

    “Librat jo vetëm na pasurojnë shpirtërisht, por janë edhe dekori më i bukur për çdo shtëpi. Në praninë e librave, asnjëherë nuk e ndjen peshën e braktisjes dhe vetmisë, edhe sikur të ishe harruar nga njerëzit e kohës aktuale” – u shpreh Salihu.

    “Panairet janë mundësi që në hapësirat e kufizuara të shohim shumë gjurmë të historisë dhe kulturës, mendimit dhe të ideve. Janë hapësira ku bashkohet e kaluara, e tashmja dhe shndërrit vizioni për të ardhmen. Në panaire dëgjohet zëri i atyre që janë bërë libër, kujtesë, dije” – shtoi shkrimtari nga Tetova.

    Për Nistori-in folën prof. Lindita Kadriu, Vjollcë Berisha dhe drejtoresha e shtëpisë botuese “Syth” Edvina Berisha. Ata me fjalët e tyre veçmas potencuan se kësaj radhe panairi sjell risi dhe urojnë që sa më shumë njerëz t’i bashkangjiten kësaj ngjarjeje. Për më shumë informacione, ndiqni intervistën. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Angellovska-Bezhoska: Presim që ekonomia këtë vit të jetë siç ishte rritja para-krizës

    Lajmi i rradhës

    “Ai që hap një shkollë, mbyll një burg”, Viktor Hygo

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë