Ankesa për kompanitë e sigurimit, të sëmurit me kancer s’i vazhdohet kontrata

    Rritet numri i qytetarëve që ankohen për veprimet e kompanive të sigurimit. Pranë trupit rregullator, përkatësisht Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve, vitin e kaluar kanë arritur ankesa dyfish më shumë se viti paraprak.

    Tre kompani të sigurimeve tashmë janë dënuar me katër masa, dy prej të cilave janë gjobë në të holla.

    “Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se numri i ankesave në Agjencinë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve në vitin 2021 krahasuar me vitin 2022 është rritur për dy herë e gjysmë. Ky ishte synimi ynë si menaxhment i agjencisë që të hapim agjencinë dhe t’u tregojmë të siguruarve se ka institucion që kujdeset për interesat e tyre”, deklaroi Kërste Shajnoski- kryetar i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit.

    Një nga ankesat është se të siguruarit nuk i është rinovuar sigurimi sepse është diagnostikuar me kancer. Të dhënat thonë se qytetarët që kanë blerë polisat e sigurimit, vitin e kaluar kanë bërë ankesa për 18 kompani të atij biznesi. Ndër të tjera, siguruesit janë ankuar për bazën e pagesës së dëmeve si dhe për shumën që kompanitë e sigurimit ua kanë ofruar për pagesë. Në 161 raste janë ankuar individë ndërsa 39 ankesa kanë ardhur nga kompanitë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Hasanbeg, më shumë se një dekadë pa një çerdhe në gjuhën shqipe

    Lajmi i rradhës

    Barcelona arrin marrëveshje personale me Raphinhan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë