Barcelona arrin marrëveshje personale me Raphinhan

    Barcelona dhe ylli i Leeds United, Raphinha, thuhet se kanë arritur marrëveshje mbi kushtet personale.

    Raphinha ka qenë njëri nga lojtarët më produktiv dhe më interesant në dy sezonet e fundit në Ligën Premier.

    Forma e tij e mirë ka bërë që anësori sulmues brazilian të pëlqehet nga shumë klube evropiane, ndër to edhe Barcelona.

    Sipas mediumit Diario Sport, Barcelona dhe Raphinha kanë rënë dakord tashmë për kushtet personale për një kontratë pesëvjeçare.

    Ylli i Leeds United thuhet se do të injorojë ofertat e tjera dhe do të bëjë gjithçka nga ana e tij për të detyruar një lëvizje te Barça në verë

    Lajmi ka marrë konfirmime edhe nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, i cili njihet edhe si specialist i transferimeve.

    Sipas tij, kontrata e Raphinhas përfshin dy klauzola lirimi: 75 milionë në rast se Leeds do të qëndrojë në Ligën Premier dhe 25 milionë nëse bie nga kategoria.

    Kjo është arsyeja e vetme pse Barcelona po pret të bëjë ofertën e tyre hapëse për klubin anglez, pasi kushtet personale nuk janë tashmë problem.

    Lajmi Paraprak

    Ankesa për kompanitë e sigurimit, të sëmurit me kancer s’i vazhdohet kontrata

    Lajmi i rradhës

    Macron distancohet nga deklarata e Joe Biden: Nuk duhet të dalë situata jashtë kontrollit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë