Anketa: Bie mbështetja për Biden, amerikanët përkrahin më shumë Donald Trump

    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka marrë më shumë përkrahje në një anketë të re se presidenti i tanishëm, Joe Biden, për herë të parë që nga zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

    Sipas anketës së realizuar nga Harvard/Harris, Joe Biden e kishte përkrahjen më të madhe në maj me 57 për qind të të anketuarve që dhanë mendim pozitiv për politikat e tij, por kjo shifër ra në vetëm 46 për qind në shtator, pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, krizës në kufi me Meksikën dhe bllokadës në Kongres rreth legjislacionit për infrastrukturë.

    Në anën tjetër, përshtypja pozitive e votuesve për Trumpin kishte mbetur në rreth 46 për qind nga viti i kaluar, por ish-presidenti e kaloi presidentin në shtator, pasi përkrahja për republikanin u rrit në 48 për qind, shkruan Daily Mail.

    Rezultatet e kësaj ankete dolën në kohën kur Joe Biden po zhvillon bisedime me demokratët në Shtëpinë e Bardhë në përpjekje për të arritur marrëveshje për paktin 1.1-bilionësh për infrastrukturën dhe për 3.5 bilion dollarët për shpenzime sociale.

    Sipas sondazhit, 55 për qind e pjesëmarrësve besojnë edhe se ish-nënpresidenti Mike Pence ka qenë më i mirë se pasardhësja e tij në këtë post, Kamala Harris.

    Për më tepër, 63 për qind e të anketuarve thanë se Mike Pompeo ishte më i mirë në postin e kryediplomatit se Anthony Blinken.

    Image

    Lajmi Paraprak

    Kumanovë, arrestohet mjekja e cila u ka marrë pacientëve nga 200 euro ryshfet

    Lajmi i rradhës

    Si ka mundur BFI ta kthejë pronën e vet në kundërshtim me ligjin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë