Anketë e Qeverisë që përjashton gjuhën shqipe dhe diasporën shqiptare!

    Një “Anketë për diasporën maqedonase 2025” të përgatitur nga Qeveria e Maqedonisë ka shkaktuar revoltë te diaspora shqiptare – shtetas të Maqedonisë që veprojnë dhe jetojnë jashtë vendit. E publikuar vetëm në maqedonisht dhe anglisht, në publikimin e Anketës thuhet se e njëjta ka për qëllim të kuptojë përvojat, nevojat dhe aspiratat e maqedonasve që jetojnë jashtë vendit, shkruan gazeta Koha.

    “Kjo anketë ka për qëllim të kuptojë përvojat, nevojat dhe aspiratat e maqedonasve që jetojnë jashtë vendit – pa marrë parasysh nëse keni emigruar kohët e fundit apo jeni gjenerata e dytë, e tretë ose më e vonshme. Vëzhgimet dhe mendimet tuaja do të ndihmojnë në formulimin e rekomandimeve për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të lehtësohet jeta për ju dhe familjen tuaj – pa marrë parasysh nëse vetëm e vizitoni atdheun, investoni, planifikoni të ktheheni apo mbeteni të lidhur me të”, thuhet në anketën e publikuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

    Në arsyetimin e anketës nuk përmendet “diaspora e Maqedonisë”, por “diaspora maqedonase”, duke lënë të kuptohet se Qeveria i drejtohet vetëm shtetas maqedonas, por jo edhe atyre shqiptarë dhe etniteteve tjera – shtetas të RMV-së që jetojnë jashtë vendit.

    Kjo ka shkaktuar rdhe reagimin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë Maqedonisë.

    “Anketë diskriminuese! Anketë përjashtuese! Vetëm për diasporën maqedonase? Vetëm në gjuhën maqedonase? Po gjuha shqipe, po shqiptarët, përse janë të përjashtuar, kush mund ta ndal këtë padrejtësi? Në cilën gjuhë të përgjigjemi? Po identiteti? Qeveria e Maqedonisë së Veriut u shërben vetëm maqedonasve!”, shkruan Kasam Selimi, aktivist nga Gostivari që vepron dhe jeton në Zvicërr.

    Edhe Agroni nga Kumanova, me banim të përkohshëm në Vjenë të Austrisë, ka shprehur indinjatë për ndarjen etnike që Qeveria i bën diasporës.

    “Jemi gjashtë anëtarë të familjes në Vjenë, shtetas të Maqedonisë, ndërsa vetëm unë e flas dhe e shkruaj maqedonishten. Dhe, del se kjo Anketë nuk është për ne. VMRO nuk është fajtorë, këta tanët duket se nuk kanë zë e fuqi për ndryshimin e premtuar. Turp për këto ndarje! Le të provojnë të kërkojnë vota në diasporë. Duhet ti përzëmë dhe nënçmojmë në mënyrën më të turpshme”, shprehet i mllefosur Agroni.

    Edhe pse e publikuar ditë më parë, nuk ka asnjë reagim nga koalicioni VLEN apo partitë tjera shqiptare në opozitë. 

    Lajmi Paraprak

    Ndihma humanitare e refuzuar nga RMV për Gazën / “Turp t’ju vijë”

    Lajmi i rradhës

    Listat e pavarura në zgjedhje / Siljanovska: nuk ka nevojë të mbledhin nënshkrime 

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë