Kryetarja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska- Davkova në pyetjen gazetareske për problemin të cilin e kanë alarmuar iniciativat qytetare për mbledhjen e nënshkrimeve, tha se edhe po të mbetej vakum ligjor listat e pavarura ose kandidatët e pavarur përsëri do të mund të formohen, sepse nuk është shfuqizuar neni 60.
“Në nenin 60 thuhet se, kandidatët në zgjedhjet lokale mund të propozojnë partitë politike, por edhe qytetarët përmes listave të pavarura. Në këtë rast nuk ka nevojë për nënshkrime” tha kryetarja Siljanovska Davkova.
Nga ana tjetër, nismat qytetare tashmë filluan regjistrimin si subjekte politike, duke qenë se partitë politike parlamentare i lanë në udhëkryq me mos ndryshimin e Kodit zgjedhor.
E para që njoftoi regjistrimin ishte platforma e pavarurve e përbërë nga iniciativat Shans për Qendrën, Të Pavarurit për Karposhin – Për Mbrojtjen e Karposhit, Të Gjelbrit nga Gazi Baba, aktivistë qytetarë nga disa komuna të Shkupit dhe qytete të tjera.
Ata thonë se mbeten të hapur për iniciativa të tjera nga i gjithë vendi.






