Ankohen mërgimtarët e Maqedonisë për pritje të gjata në Tabanoc (Video)

    Kolonat e gjata të pritjes në pikën kufitare në Tabanoc përsëri janë rikthyer si shkak i ardhjes së mërgimtarëve që vijnë për pushime në vendlindje. udhëtarët ankohen, sepse me orë të tëra presin para kufirit në Tabanoc, edhe atë në temperatura të ulëta.

    “Kjo gjë nuk është normale. Ka njerëz me fëmijë të vegjël dhe duhet të presin në temperatura minus” – shprehet Bekim Murtezani, i cili vjen nga Gjermania.

    “Kaluam mirë rrugës, por vetëm në kufirin e Maqedonisë kemi pritur mbi 4 orë. Nuk është normale”.

    “Na bëjnë ardhjen shumë të rëndë. Jemi të lodhur nga rruga, tani detyrohemi të presim akoma më shumë.

    Dhjetëra mijëra automjete kanë hyrë në vend nëpërmjet pikave kufitare në dy ditët e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, brenda një dite, hyrje-dalje janë regjistruar gjithsej 35607 automjete. Nga këto, 23.494 makina janë në hyrje, ndërsa 12.113 automjete janë larguar nga vendi.

    Numri i hyrje-daljeve ishte i madh sot. Në pikat kufitare deri në mesditë kanë qenë 16887 automjete. Më shumë trafik ka pasur ditët e fundit në pikën kufitare Tabanovcë, prej nga emigrantë të shumtë janë drejtuar për në shtëpitë e tyre për festat e ardhshme.

    Tashmë dy ditët e fundit njerëzit tanë janë ankuar për pritjen e gjatë në Tabanovc. Shërbimet e Policisë Kufitare pohojnë se pritja është për shkak të protokolleve, ku qytetarëve u kontrollohen dokumentet për vaksinim të plotë me dy doza ose test PCR.

    Ministria e Brendshme thotë se në pikat kufitare janë hapur sportele shtesë për të shkurtuar kolonat e gjata të pritjes.

    Lajmi Paraprak

    Mijallkovi kërkon ndihmë nga Izraeli: Të gjykohem me drejtësi, pa trillime dhe gënjeshtra

    Lajmi i rradhës

    Aktivitetet partiake gjatë fushatës u shoqëruan me makina zyrtare, Antikorrupsioni e qorton Nikollovskin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë