Mijallkovi kërkon ndihmë nga Izraeli: Të gjykohem me drejtësi, pa trillime dhe gënjeshtra

    Katër avokatët e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, i kanë shkruar një letër ambasadorit izraelit në Maqedoni, duke kërkuar që ai të mohojë pretendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve se ai mund të arratiset në Izrael për shkak të kontakteve me shërbimet inteligjente izraelite, përcjell Nistori.

    Avokatët Davidoviq Zvonko, Petar Vasilevski, Ljupço Svrgovski dhe Mile Petrovski po e dërgojnë letrën pasi Mijalkovit i është caktuar përsëri masa e paraburgimit, kësaj radhe për rastin “Parcelat në Vodno”, pasi paraprakisht i ishte pranuar lirimi me kusht prej mbi 11 milionë euro.

    “Me këtë letër ju drejtohemi si mbrojtës të zotëri Sasho Mijallkovit për t’ju informuar për disa gjëra që kanë të bëjnë me vendin tuaj dhe për të cilat mendojmë se duhet të informoheni.

    Më 22 dhjetor 2021 z. Sasho Mijallkov iu pranua garancia e ofruar nga Gjykata e Apelit Shkup dhe i ishte revokuar masa e paraburgimit, e cila i ishte shqiptuar në një rast gjyqësor kundër tij. Ne nuk do t’ju rëndojmë me prapavijën politike pas çështjeve të tilla gjyqësore si mjet i qeverisë për të larë hesapet me kundërshtarët e saj politikë, por ajo që duhet t’ju informojmë është se emri i vendit tonë është përdorur për të shkelur të drejtat themelore të klientit tonë.

    Përkatësisht, në të njëjtën ditë kur është marrë vendimi i Gjykatës së Apelit, Ministri i Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë i ka thirrur publikisht gjyqtarët të cilët kanë pranuar garancinë dhe ka kërkuar që një vendim i tillë të mos zbatohet në asnjë mënyrë duke shkelur kushtetutën, parimin e ndarjes së pushteteve të cilët cenojnë seriozisht pavarësinë dhe autonominë e gjyqësorit. Si rezultat i thirrjeve dhe kritikave të tilla të ministrit të Drejtësisë, Gjykata Themelore Penale në Shkup, e cila është gjykatë më e ulët se Gjykata e Apelit, dhe me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, shprehimisht, pas vetëm katër orësh, ka marrë vendim të ri me të cilin caktohet paraburgimi, pavarësisht vendimit ekzistues të Gjykatës së Apelit për pranimin e garancisë së ofruar dhe revokimin e masës së paraburgimit.

    E gjithë kjo sigurisht që nuk do të ndikonte tek ju, dhe ne nuk do t’ju drejtoheshim në një pjesë të vendimit të Gjykatës Themelore Penale, dhe e njëjta gjë thuhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit të prokurorisë, nuk thuhet se për shkak të kontakteve të klientit tpmonë Sasho Mijallkov i cili është ish-drejtor i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, tek shërbimet inteligjente të Izraelit, ekziston rreziku i arratisjes së tij. Më tej, në vendimin e Gjykatës Themelore Penale thuhet se kontaktet e tilla me shërbimet e inteligjencës së vendit tuaj, Izraelit, i mundësojnë Mijallkovit që në çdo moment të largohet nga vendi pa pasaportë, duke lënë të kuptohet se shërbimet tuaja të inteligjencës do t’ia mundësojnë dhe do t’ia ofrojnë.

    Duke respektuar thellësisht vendin tuaj dhe duke kultivuar simpatinë dhe miqësinë mes popujve tanë që kanë një histori të përbashkët, ju drejtohemi me këtë letër për t’ju informuar lidhur me këtë pretendim të institucioneve zyrtare gjyqësore dhe prokuroriale me kërkesën për të reaguar ndaj këtij pretendimi absurd në radhë të parë për të vërtetën. Drejtësia dhe të drejtat themelore të njeriut – klientit tonë të gjykohen me drejtësi e pa trillime, gënjeshtra dhe ndërtime që synojnë institucionet e vendit tuaj”, thuhet në letër, përcjell Nistori.

    Në fund, mbrojtja e Mijallkovit shpreson se përfaqësuesi diplomatik do t’i përgjigjet letrës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sela: Nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo që flitet për deponimin e dorëheqjes time

    Lajmi i rradhës

    Ankohen mërgimtarët e Maqedonisë për pritje të gjata në Tabanoc (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë