Si të kuptoni nëse jeni mbipeshë? Këshillat që ju duhen

    Të jesh mbipeshë nuk do të thotë vetëm disa kile të bezdisshme rreth belit. Mbipesha mund të çojë në sëmundje të ndryshme, duke filluar nga sëmundjet e zemrës, goditja në tru, diabeti i tipit 2 dhe lloje të caktuara të kancerit.

    Sëmundje të cilat janë edhe disa nga shkaqet kryesore të vdekjes së parakohshme. Njohja e shenjave treguese që po shtoni ose keni shtuar peshë, mund të shpëtojë jetën tuaj.

    Llogaritja e indeksit të masës së trupit
    Indeksi i masës së trupit, vlerëson peshën në raport me gjatësinë dhe përcakton nëse keni një peshë normale, jeni mbipeshë apo jeni obez. Nëse indeksi i masës së trupit është më pak se 18.5 atëhere kjo tregon se jeni nënpeshë. Nëse është 18.5 deri 24.9, kjo tregon se keni një peshë normale ose të shëndetshme. Nëse është 25.0 deri 29.9, tregon se jeni brenda kufijve të mbipeshës. Nëse është 30.0 ose më i lartë, tregon se jeni obez.

    Masni belin tuaj
    Një mënyrë tjetër, për të vlerësuar rrezikun e mundshëm e zhvilluimit të sëmundjeve që lidhen me mbipeshën, është duke matur perimetrin e belit. Për të matur saktë perimetrin e belit ndiqni këto hapa: Qëndroni drejtë dhe vendosni metrin rreth e qark belit tuaj, pak më sipër legenit. Mos e ngjeshni metrin rreth lëkurës, por puthiteni lehtë. Mateni belin tuaj menjëherë pasi të merrni frymë. Për burrat rekomandohet që perimetri i belit të mos i kalojë 100 cm dhe për gratë të mos i kalojë 88 cm.

    Çfarë të bëni nëse jeni mbi peshë
    Çelësi për të arritur dhe mbajtur një peshë të shëndetshme, nuk janë ndryshimet afatshkurtra në regjimin ushqimor, por një mënyrë jetese që përfshin ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik të rregullt. Zgjedhja e një stili jetese që përfshin këto zakone, mund t’ju ndihmojë të mbani një peshë të qëndrueshme dhe të parandaloni shtimin e peshës./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Ankthi e frika, brengë e shumë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    ‘Alfabetarja e gjuhës shqipe’ dhe kontributi i Jani Vretos, Sami Frashërit e Pashko Vasës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë