Antidiskriminimi, procedurë për “balancuesin”

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit, por nga ana tjetër, taktizimi për shtyrjen e seancës për shqyrtimin e dispozitave të ligjit të gjuhëve me arsyetimin e ndjeshmërisë së situatës, prej ditësh nxit debate mes partive politike dhe ekspertëve, mbi veprimet e fundit të institucionit më të lartë, Gjykatës Kushtetuese.

    Alsat mëson se Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminim është duke e ndjekur me vëmendje të shtuar situatën, jo vetëm lidhur me vendimin e fundit të Kushtetueses, balancuesin, por edhe argumentet e rreshtuara në këtë rast nga gjykatësit përbërës.

    Të kontaktuar nga Alsat, nga ky institucion na siguruan se çështja është adresuar tashmë:

    “Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi është duke ndërtuar qëndrim rreth çështjes së balancuesit si masë afirmative dhe mekanizëm për realizimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të entiteteve të ndryshme shoqërore në institucione dhe organe shtetërore. Në fillim të javës se ardhshme qëndrimi zyrtar i Komisionit rreth balancuesit do të shpallet publikisht”.

    Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi është një nga organet që e bazon veprimtarinë e tij pikërisht mbi mosdiskriminim, dhe si një organ i pavarur dhe profesional që u përgjigjet nevojave të qytetarëve për mbrojtjen e të drejtave të tyre, ka si mision nxitjen e ndryshimeve pozitive për barazi thelbësore, promovimin e të drejtave të njeriut dhe eliminimin e të gjitha llojeve të diskriminimit.

    Alsat mëson se kryetari i këtij komisioni, Limko Bejzarovski pritet ta shpalosë vendimin e këtij komisioni, ditën e martë në kuvend.

    Avokati i Popullit, si përgjegjës për monitorimin e përfaqësimit të minoriteteve, e cilësonte vendimin për Alsat si politik.

    Edhe vetë anëtari i Kushtetueses, Osman Kadriu e quajti antikushtetues vendimin, madje shkoi më tej duke kërkuar parim Badenter në këtë institucion.

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Strugës si fabrikë – Merko para zgjedhjeve do të punësojë 73 persona

    Lajmi i rradhës

    Erdogani thotë se Turqia dhe Serbia do ta zhvillojnë bashkërisht industrinë e mbrojtjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë