Antikorrupsioni hapi lëndë kundër nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmeti

    PDU-ja për “Treskën”, lokalet afariste të Konevskit, Antikorrupsioni i mbyll dhe ia dorëzon prokurorisë. Në mbledhjen e fundit të punës së përbërjes aktuale të Antikorrupsionit është hapur rast kundër nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmetit, me të cilin duhet të hetohet se si dy kompanitë e Ahmetit para një viti e gjysmë kanë përvetësuar 5 milionë denarë nga fondi i inovacionit. Ata nuk kanë marrë asnjë mbështetje tjetër financiare nga institucionet shtetërore, por në këtë rast duhet të hetohet.

    Rruga e biznesmenit të ri Drin Ahmeti, nipi i liderit të BDI-së, ka kaluar edhe nëpër sallat shtetërore. Fondi i inovacionit ishte zemërgjere dhe e kuptoi nevojën për zhvillim teknologjik dhe i ndau 5 milionë denarë për dy kompanitë e tij. Aftësia e Ahmetit si menaxher shkoi aq larg sa e realizoi më shpejt se sa pritej. Pas disa muajsh punë, zyrtarët e antikorrupsionit mbyllën dhe përmbyllën këtë rast. Dyshimi për lëshim i takon drejtorit, bordit drejtues dhe komitetit, ndërsa përgjegjësia është e qeverisë.

    Në seancën e fundit të punës, para se t’ua dorëzojë funksionet pasardhësve të tyre, kjo përbërje mbylli edhe çështjen e metodës së planifikimit të PDU-së për “Treskën”. Prokurorisë ia dorëzoi çështjen me dyshime të vërtetuara për korrupsion të kompanive që kanë hartuar planin 10 vite më parë, që komuna ta miratojë në kundërshtim me planin e përgjithshëm urbanistik.

    Si e ka fituar ish-kryetari i Aerdromit, Ivica Konevski, 318 metra katrorë hapësirë ​​afariste në një objekt në Aerodrom, edhe këtë lëndë antikorrupsioni po e dorëzon në prokurori. Prej andej, sytë e prokurorëve duhet të përqendrohen te ndryshimet e PDU-së në Majçin Dom, përmes të cilave doli një ndërtesë 9-katëshe në një pronë private, e cila për dekada figuronte si një zonë barishtore – PARK.

    Drin Ahmeti është pronar i tre firmave “Thor Industries”, “Everest JD” dhe “Potan Plant”. Ai është dhe bashkëpronar me vëllain e tij BesianAhmeti djalin e Ali AhmetitShkumbin Ahmeti në firmën “HeliosPlant.

    Everest JD” ka koncesion aktiv për shfrytëzimin e gurit gëlqeror në lokalitetin “Bukoviq” në Zajaz që sipas opozitës është fituar në kohën e pushtetit LSDM-BDI. Por, kjo firmë, merret edhe me ndërtimin e objekteve të inxhinierisë civile dhe ka licencë për hidrocentral. “HeliosPlant” dhe “Potam Plant” janë firma për prodhimin e rrymës.

    Opozitarja VMRO-DPMNE gjithashtu akuzoi se më 10 maj të vitit 2022 dy firmat e Drin Ahmetit “Thor industries” dhe “Everest JD” kanë fituar 82 mijë euro të holla shtetërore për bashkëfinancim të inovacioneve nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, në kohën kur me këtë institucion udhëheqë kuadri i BDI-së, Festim Halili.

    Xhaxhai i DrinitAli Ahmeti, ka premtuar se nuk do ta amnistojë dhe strehojë nëse ka bërë shkelje ligjore dhe i ftoi organet të hetojnë.

    Antikorrupsioni ka hapur procedurë për lëshimin e lejes për hidrocentralin. Pavarësisht thirrjeve për hetim nga të gjitha anët, Prokuroria ende nuk ka hapur ndonjë procedurë.

    Lajmi Paraprak

    Aggeler: qytetarët e RMV meritojnë drejtësi dhe sundim të ligjit

    Lajmi i rradhës

    A janë të falsifikuara nënshkrimet në peticionin e Taravarit? Mediana Ameti: Mos keqpërdorni nënshkrimin tim

    Lajme tjera

    Gratë dhe paratë

    Kur bëhet fjala për të investuar para në fonde apo aksione, gratë shpesh druhen dhe ua lënë këtë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë