Antikorrupsioni hedh poshtë ankesat e partive “E Majta” dhe “LSDM” për kandidatët e pavarur

    Komisioni për anti korrupsion ka hedhur poshtë ankesën e partisë “E Majta” kundër kandidates së pavarur për qytetin e Shkupit Danela Arsovska si dhe ankesën e LSDM-së kundër kandidatit të pavarur për kryetar komune të Kumanovës, Maksim Dimitrievski për billbordet.

    Nuri Bajrami, anëtar i Anti korrupsionit

    “Akuzat në ankesë ndaj kandidates së pavarur për Qytetin e Shkupit Danela Arsovska, janë të paligjshme dhe nuk kanë të bëjnë me normal ligjore të theksuara nuk janë të konfirmuara dhe juridikisht janë të pabaza”

    Kryetarja e Antikorrupsionit Biljana Ivanovska tha e ballafaqohen me një sërë lëshimesh në Kodin Zgjedhor lidhur me reklamimet nëpër bilborde. Ajo tha se sipas Kodit Zgjedhor aktual nuk mund të merren masa ndëshkuese për shfrytëzimin e hapësirës nëpër bilborde për fushatë të errët si dhe për mungesën e mbishkrimeve në bilborde se kush është porositësi i reklamës.

    “Kjo dëshmon se sa është e komplekse kjo çështje me billbordet dhe e gjithë kjo do të zë vend në raportin tonë që do e dorëzojmë në Kuvend dhe të plotësuar me kontrollin për anti korrupsion të Kodit Zgjedhor. Shpresojmë se propozimet që do të dalin nga kjo analizë do të zënë vend në Kodin Zgjedhor”- deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për anti korrupsion.

    Nga anti korrupsioni thonë se nga vështrimet në teren, kanë vërejtur numër të madh të pllakateve reklamuese të ngjitura nëpër vende jo përkatëse si në objekte publike, shtylla, vende ndërtimi, rrethoja e kështu me radhë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mbetet enigmë roli i prokurores Lejla Kadriu në Siniçan

    Lajmi i rradhës

    Ulet interesimi për ngrohje me dru, pavarësisht paralajmërimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë