Mbetet enigmë roli i prokurores Lejla Kadriu në Siniçan

    Pas një viti e dy muaj, mbetet enigmë roli i prokurores Lejla Kadriut në Siniçan. Natën e 31 korrikut 2020, në atmosferë të tensionuar, banorët e fshatrave të Malit Sharr Siniçan dhe Urviq hynë në konflikt rreth ekskluzivitetit të burimit për furnizim me ujë dhe ndërtimin të sistemi për furnizim me ujë. Përveç policisë, e cila ishte në terren për të parandaluar  konflikt të mundshëm, atë natë në Siniçan u shfaq prokurorja Lejla Kadriu. Deri më sot, prokuroria nuk ka zbuluar pse ajo ka qenë atje, kush e dha urdhrin dhe me çfarë baze ajo ka qenë në Siniçan? Prokuroria e Lartë e Gostivarit ka përgatitur raport, por qendra në Shkup nuk zbulon se cila është përmbajtja, nëse Kadriu duhej të ishte në Malin Sharr dhe nëse ndaj saj është nisur procedurë disiplinore për shkarkim të mundshëm.

    Prokuroria Themelore Publike

    “Procedurat disiplinore realizohen në mënyrë të besueshme, që mos të cenohet nderi dhe dinjiteti i prokurorit publik. Prandaj, nuk kemi mundësi të ndajmë informacione për procedura kundër ndonjë prokurori publik”

    Dhe derisa prokuroria nuk zbulon nëse – dhe eventualisht kush e urdhëroi Kadriun të shkonte në terren dhe të japë urdhra për policët që ruanin rendin atje, Ligji i Prokurorisë parashikon masa të lehta dhe të rënda disiplinore.

    Ligji i Prokurorisë, neni 95

    “Për shkelje të lehtë të vërtetuar disiplinore- vërejtje me shkrim, ulje të pagës deri 15% të pagës mujore të prokurorit publik në kohëzgjatje prej 1 deri 6 muaj.

    Për shkelje të rënde të vërtetuar disiplinore- ulja të pagës prej 15% deri 30% të pagës mujore të prokurorit publik në kohëzgjatje prej 1 deri 6 muaj, shkarkim…

    Kadriu pohonte para më shumë se një viti se ajo kishte kryer procedurë para-hetimore në Siniçan, por nuk tregoi se kush i kishte dhënë urdhër të shkojë në Malin Sharr apo çfarë saktësisht po hetonte. Atë natë, ajo pati bisedë telefonike me kryeministrin teknik të atëhershëm, tani ministër i brendshëm, Oliver Spasovskin. E akuzoi atë për mbrojtje të krimit duke pohuar se ai e kishte quajtur kriminele, informacion që Spasovski më pas e demantoi./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qindra kërkesa për pajisje me shtetësi

    Lajmi i rradhës

    Antikorrupsioni hedh poshtë ankesat e partive “E Majta” dhe “LSDM” për kandidatët e pavarur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë