Antikorrupsioni ka hapur disa lëndë lidhur me pasurimin e Artan Grubit

    Komisioni për Anti Korrupsion ka hapur disa lëndë për zv/kryeministrin Artan Grubi dhe të njëjtat do t’i shqyrtojë me prioritet. Shemshi Sallai, tha se kanë hapur lëndë edhe përmes zërave në opinion por edhe në bazë të denoncimeve deri në Komision, lidhur me pasurimin e tij dhe të afërmve të Grubit.

    “Për Artan Grubin, nga ata dyshime që janë dëgjuar në media, kemi hapur lëndë, kemi hapur lëndë edhe në bazë të denoncimit për të njëjtat dyshime, kështu që kur do të mblidhen të gjitha informatat do të dalim me vendim në seancë publike. Edhe me prioritet nga lëndët tjera, për shkak të opinionit duam të dalim sa më shpejtë me informata të reja”, tha Shemshi Sallai, Anti-Korrupsioni.

    Nga Anti Korrupsioni thonë se vërehen shumë dobësi tek Qeveria për të vepruar ndaj rasteve ku është konstatuar keqpërdorim i detyrave zyrtare të funksionarëve. Goran Trpenovski thotë se Qeveria ka injoruar rekomandimet dhe rastet e konstatuara nga Anti Korrupsioni për funksionarët e saj. Vlladimir Georgiev thotë se për Qeverinë, lufta kundër korrupsionit është vetëm në nivel deklarativ. Këtë e dëshmojnë rastet me ministrin e jashtëm Bujar Osmani dhe keqpërdorimet e drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport.

    “E jo vetëm për Bujar Osmanin por edhe për funksionarët tonë. Mendoj se Qeveria duhet të mendohet dhe të mbajë llogari më tepër të mbaj llogari për rekomandimet e Komisionit për anti korrupsion sepse ka dikush që shkuan dhe të mos habiten pastaj kur Raportet e BE-së qoftë për punën e Qeverisë ose të shtetit janë të këqij. Ata munden neve të na mashtrojnë, mos na përgjigjen, ama ka dikush që shkruan, posaçërisht tani që filloi Skriningu dhe jemi para portave të BE-së, ata vetveten e gënjejnë, edhe pse mendojnë se na gënjejnë neve”, tha Goran Tërpenovski, anëtar i Komisionit për Anti-Korrupsion.

    “Edhe në këtë lëndë të fundit që ishte me sistemin e vauçerëve me të gjitha ata konstatime dhe dobësi të konstatuara nga ana e Entit Shtetëror për Revizion në punën e Agjencisë për Rini dhe Sport dhe përsëri Qeveri nuk ndërmori asgjë ndaj drejtorit, por jo vetëm ndaj tij por edhe ndaj raporteve tjera të ESHR-së ku janë konstatuar parregullsi dhe lëshime në kundërshtim me ligjin Qeveria nuk merr asgjë për ti sanksionuar njerëzit e parë ose drejtorët e Agjencive”, u shpreh Vlladimir Georgiev, anëtar i Komisionit për Anti-Korrupsion.

    Sipas anëtarëve të Komisionit për Anti Korrupsion, në vend është i dukshëm mungesa e vullnetit për ti luftuar korrupsioni dhe këtë e dëshmon edhe mos ndëshkueshmëria për të gjithë ata funksionarë që është konstatuar se kanë keqpërdorur detyrat e tyre. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    TIKTOK-u | Kovaçevski: Përdorimi i rrjeteve sociale do të rregullohet me strategjitë për digjitalizim dhe media

    Lajmi i rradhës

    Abazoviq kërkon falje për incidentin ndaj Milos: Nuk e ka prishur radhën në kufij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë