Zgjerohet hetimi ndaj Rashkovskit, ka bërë edhe prokurime të tjera publike në vlerë prej 300 mijë eurove

    Përveç prokurimit të softuerit të trafikut, Dragi Rashkovski ka bërë edhe prokurime të tjera publike në vlerë prej 300,000 Eurove, për blerjen e kamerave, kabinave mobile, mbajtësve të kamerave, si pajisje shtesë për softuerin. Prokurimet e reja të bëra nga Rashkovski u zbuluan nga anëtarët e Komisionit anti-korrupsion, ndërsa epilogun do ta pret në qelinë në Shutkë. Prokuroria tashmë po ndjek penalisht ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, për dëmtimin e buxhetit me rreth 180,000 euro.

    “Patëm takim pune me prokurorin i cili e ka rastin në Prokurorinë Publike për Rashkovskin. Gjithçka që kemi siguruar si dokumentacion, sepse ne patëm vepruar para se ata ta hapnin çështjen dhe morëm disa dokumente, i shikuam së bashku. Ramë dakord të paraqisnim gjithçka që kemi si njoftim dhe shkresë- deklaroi Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK.

    Komisioni Kundër Korrupsionit ka hapur lëndë për kryetaren e re të Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska. Nga ajo kanë kërkuar të dorëzojë informacione shtesë për anëtarët e familjes së saj, veçanërisht për kredinë që burri i saj kishte në bankën Eurostandard.

    “Së pari duhet të kontaktojmë kryetaren për të na treguar se kush janë anëtarët e familjes së saj në mënyrë që të gjithë të përfshihen. Në pyetësorin që ajo ka dorëzuar, nuk ka numër amë të burrit të saj. Tani duhet t’i presim numrat amë, që të konfirmohen nga Ministria e Brendshme, që procedurat të vazhdojnë më tej- pohoi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit kundër korrupsionit.

    Sot Ivanovska prezantoi punën për dy vitet e fundit. Ajo thotë se situata me korrupsionin është shumë serioze. Shumica e akuzave kanë të bëjnë me punësime të paligjshme, lëshimin e lejeve të ndryshme, leje ndërtimi, koncesione, ndikim politik dhe pandëshkueshmëri, duke përmendur institucionet me rrezikun më të lartë të korrupsionit, gjyqësorin, ekzekutivin dhe komunat.

    Lajmi Paraprak

    Bojkotimi i mësimit, prindërit takim në Ministrinë e Arsimit

    Lajmi i rradhës

    Ambasadorja Bërns me porosi deri te liderët e qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë