Antikorrupsioni kërkon marrëveshjen e plotë me kompaninë “Bechtel dhe Enka”, që të hetohet nëse ka korrupsion

    Marrëveshja jo e plotë me “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D që i është dorëzuar antikorrupsionit pamundëson këtë organ të hetojë nëse ka shkelje dhe korrupsion të mundësh. Nga Anti Korrupsioni thonë se deri më tani e kanë pranuar vetëm një pjesë të marrëveshjes dhe po tentojnë ta marrin të plotë, me qëllim që të shqyrtohen përmbajtja e saj.

    “Kryetarja tha se kemi problem me marrëveshjen e plotë. Është dorëzuar vetëm pjesërisht, kur do ta sigurojmë normalisht ai që ka certifikatë do të ulët dhe do ta shqyrtojë. Normal sa të dalim në opinion në kohë reale, si për të gjitha rastet që jenë me interes të madh për opinion dalim në kohë reale”, tha Katica Nikollovska, Anti Korrupsioni.

    Anëtarët e Komisionit për Anti Korrupsion thonë se sjellja e Qeverisë dhe veprimet me miratimet e ligjeve me procedurë të shpejtë dhe me flamurin Evropian po hapin shumë dyshime për korrupsion. Ata shtojmë se Korrupsioni në vend po shndërrohet në korrupsion sistemor.

    “Ajo që mund të vlerësohet prej tani është fakti se sjellja e ligjeve të këtilla është në kundërshtim me standardet evropiane. Ligjet e këtilla mund të prodhojnë gjithçka. Në mund vetëm të informojmë, rekomandojmë, të ngremë iniciativë për përgjegjësi dhe aq, nuk kemi asnjë mjet në dorë që për iniciativat dhe masat tona ti detyrojmë institucionet dhe personat zyrtar ti respektojnë. Do të thotë përdorimi i flamurit evropian, sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtuar, sjellja e ligjeve speciale që i mohojnë të gjitha ligjet e tjera nënkupton korrupsionin politik që na ndodh”, deklaroi Nuri Bajrami, Komisioni për Anti-Korrupsion..

    “Korrupsioni politik u rrit me sjelljen e ligjeve për korrupsion ligjor ndërsa me sjelljen e ligjeve të tjera në Korrupsion sistemor dhe për të cilën për fat të keq ne dhe ju nuk mund të bëjmë asgjë përveç se të informojmë. Me fjalë të shkurtra ky është korrupsion sistemor”, tha Goran Trpenovski, Koisioni për Anti Korrupsion.

    Për një kohë më të gjatë Komisioni për Anti Korrupsion thotë se problemi më i madh në vend është që Korrupsioni bo bëhet ligjor, ndërsa institucionet i neglizhojnë rekomandimet e Komisionit për të marrë masa më konkrete në rastet ku është konstatuar korrupsion.

    Lajmi Paraprak

    PUNIMET PËR NDËRTIMIN E KORRIDOREVE | Rustemi: Në janar të 2028 do të udhëtojmë në korridorin e 8-të

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Paqja në Kosovë, paqe për gjithë Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë