PUNIMET PËR NDËRTIMIN E KORRIDOREVE | Rustemi: Në janar të 2028 do të udhëtojmë në korridorin e 8-të

    Sot në Tetovë filluan punimet për ndërtimin e Korridortit 8-të, e cila pritet të përfundojë pas katër vite e shtatë muaj. Drejtori i NP “Rrugëve të RMV”, Ejup Rustemi tha se korridori i 8-të do të ndërtohet për 4 vite e 7 muaj dhe me 1 janar të vitit 2028 do të mund të udhëtojmë në këtë korridor, shkruan Nistori.

    “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe konzorciumin Bechtel & Enka, ne fillojmë me konceptin e ri të ndërtimit të autostradave në RMV. Për autostradat më nuk do të na duhet të ndërtohen nga dhjetë vite, por këto 110 km autostradë do t’i ndërtojmë për katër vite e shtat muaj. Sot kemi konceptin e ri dhe fillojnë katër aktivitete shumë të rëndësishme për ndërtimin e korridorit 8-të. Fillohet me hulumtimet e gjeomekanike – përbërjes së tokës, eksproprijimin, njëkohësisht fillojmë edhe me projektimin dhe mobilizimin e të gjitha kompanive për ndërtimin e autostradës”, deklaroi Rustemi.

    Ai shtoi se për katër vite shtatë muaj, qytetarët e RMV, nga 1 janari 2028 do të mund të udhëtojnë në korridorin 8-të, në një rrugë shumë cilësore dhe siguri të lartë.

    Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh koordinatori për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10d, Artan Grubi theksoi se provat gjeomekanike do të nënkuptojnë gërmime me makinë në thellësinë gjashtë deri në shtatë metra çdo 100 metra në të gjithë trasenë për në Strugë me qëllim të përcaktimit të përbërjes së tokës dhe
    procedurën më tej.

    “Do të ndërtohet një rrugë anësore në autostradë. Autostrada ekzistuese Gostivar-Tetovë do të rrënohet dhe do të ndërtohet autostrada e re me tri korsi njëkahëshe dhe po aq në anën tjetër (drejtimin tjetër). Do të ketë një rrugë anësore për të lidhur fshatrat, do të ketë mbikalime, do të ketë nënkalime”, tha Grubi.

    Sipas tij në KShPK nuk është dorëzuar e gjithë kontrata me “Behtel dhe Enka” për shkak të klauzolës së besueshmërisë.

    I pyetur nëse Ligjet e korridorit do të bien në Gjykatën Kushtetuesem, ai mohoi një gjë të tillë dhe se janë koordinuar shërbimet kompetente nga Qeveria dhe ministritë për 60 orë pune të kontestuara.

    Deri më tani, sipas Ejup Rustemit janë paguar 117 milionë euro për korridoret. Ndryshe, korridoret do të kushtojnë 1 miliard e 300 milionë euro.

    I pranishëm ishte edhe ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, i cili tha se në qoftë se ka ndonjë parregullsi në

    Ndryshe, presidenti Stevo Pendarovski më herët nënshkroi dekretet për shpalljen e pesë ligjeve për ndërtim të korrridoreve 8 dhe 10d. Sipas tij secila palë e interesuar ka të drejtë të parashtrojë nismë për vlerësim të kushtetutshmërisë së secilit prej këtyre ligjeve, përfshirë edhe atë për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për marrëdhënie të punës për të cilin reaguan një pjesë e sindikatave, një pjesë e shoqatave qytetare dhe disa parti politike.

    Kujtojmë se ndërtimi i korrdioreve 8 dhe 10d shoqërohet ende me kritika sidomos nga opozita, mbi mospublikimin e kontratave, mbi përzgjedhjen e mbikëqyrësve të punimeve në këtë projekt, madje Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur lëndë mbi bazën e zërave në opinion. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski do t’ia thotë VMRO-së planin për ndryshimin e Kushtetutës

    Lajmi i rradhës

    Antikorrupsioni kërkon marrëveshjen e plotë me kompaninë “Bechtel dhe Enka”, që të hetohet nëse ka korrupsion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë