Antikorrupsioni kërkon masa ndaj Grubit dhe zyrtarëve tjerë të BDI-së për shkelje të Kodit të Etikës

    Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e fundit ka konstatuar se zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe katër zyrtarë të tjerë të emëruar kanë marrë pjesë gjatë orarit të punës në një ngjarje partiake lidhur me zgjedhjet lokale 2021, përcjell Nistori.

    Përveç Grubit, ishin të pranishëm edhe Femi Jonuzi – zëvendësdrejtor i IEVP Idrizovë, Abdul Selami – zëvendësdrejtor i DAP, Bekim Rexhepi – zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve, Nazim Bushi – zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

    Pesë anëtarët e BDI-së kanë vepruar në kundërshtim me Kodin e Etikës për anëtarët e qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria.

    Më 22 shtator ata morën pjesë në një ngjarje partiake lidhur me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Koliçan i Poshtëm të Shkupit gjatë fushatës zgjedhore.

    KShPK-ja i raportoi zyrtarët te kryeministri dhe te personi i caktuar si përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Kodit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Format dhe faktorët e agresivitetit

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e re e RMV-së për votim në Kuvend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë