Antikorrupsioni kërkon nga Prokuroria të ndjek penalisht ish-ministrin e kulturës, Hysni Ismaili

    Antikorrupsioni kërkon nga Prokuroria të ndjek penalisht ish-ministrin e Kulturës, Hysni Ismaili. Zyrtarët e antikorrupsionit kanë konstatuar se Ismaili ka shkelur Ligjin për Buxhetin dhe Realizimin e Buxhetit për vitin 2020. Në një ditë ai ka nënshkruar rreth 100 kontrata dhe anekse të kontratave për projekte, që janë përzgjedhur në konkursin vjetor, në vlerë prej gjysmë milioni eurosh. Por, ato para nuk duhej të ishin shpenzuar në vitin 2020, shkruan Alsat.

    “Në nenin katër në Ligjin për përmbarim të vitit 2020 thuhet se shfrytëzuesit buxhetorë dhe shfrytëzuesit individual nuk guxojnë të marrin obligime ose të bëjnë shpenzime mbi limitin e mjeteve të miratuara nga buxheti. Dhe përfundimisht në nenin 37a, gjithashtu theksohet se për realizimin e buxhetit të shfrytëzuesit buxhetor, në këtë rast Ministria e kulturës, përgjegjës është udhëheqësi i shfrytëzuesit buxhetor, gjegjësisht shfrytëzuesi individ”- deklaroi Vlladimir Georgiev, anëtarë i KSHPK.

    Padia nga Antikorrupsioni tashmë ka mbërritur në Prokurorinë publike.

    “Raporti për të cilin po interesoheni në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është pranuar në fund të javës së kaluar dhe menjëherë i është shpërndarë prokurorit kompetent”- pohojnë Prokuroria.

    Ismaili ka qenë ministër i Kulturës nga qershori 2019 deri në gusht 2020. Antikorrupsioni dyshon se ai ka kryer vepër penale shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar për kontratat e lidhura vetëm një muaj para largimit nga detyra. Këto ishin konkurse vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar. Ndërkohë, pas marrëveshjes me Zaevin për Qeveri, Alternativa e ka propozuar Ismailin për nënkryetar të Kuvendit.

    Lajmi Paraprak

    Tre mënyra të gabuara të disiplinimit të fëmijëve

    Lajmi i rradhës

    Anitikurrupsioni përgënjeshtron Ismailin, padia tashmë ka arritur në Prokurorinë publike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë