Anitikurrupsioni përgënjeshtron Ismailin, padia tashmë ka arritur në Prokurorinë publike

    Ditë më parë, ish-ministri i Kulturës Hysni Ismaili njoftoi opinionin se ndaj tij nuk zhvillohet asnjë procedim penal, por Antikorrupsioni sot ka kërkuar nga Prokuroria të ndjek penalisht Ismailin, shkruan Nistori.

    Ish-ministri thotë se nisma e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, nuk paraqet ndjekje penale, mirëpo nga ana tjetër nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit thotë Ismaili ka shkelur Ligjin për Buxhetin, përkatësisht akuza i referohet periudhës të 27 qershorit-viti 2019 deri më 30 gusht të vitit 2020 dhe bazohet në dyshimet për vepër penale lidhur me marrëveshje dhe anekse të nënshkruara më 24 korrik të vitit 2020, me konkurset vjetore për financimin e projekteve nga interesi kombëtar.

    Javë më parë Prokuroria Publike për Nistori tha se deri tani nuk ka arritur asnjë iniciativë në adresë të tyre, por tashmë nga prokuroria thonë se padia nga Antikorrupsioni ka mbërritur në Prokurori dhe i është dhënë prokurorit kompetent.

    “Raporti për të cilin po interesoheni në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është pranuar në fund të javës së kaluar dhe menjëherë i është shpërndarë prokurorit kompetent”- pohojnë Prokuroria. (Alsat M)

    Ndryshe emri i Hysni Ismailit është propozuar nga Alternativa si bartës i funksionit të nënkryetarit të Kuvendit.

    Hisni Ismaili si kuadër i Alternativës ishte në krye të ministrisë së Kulturës nga periudha 26 qershor 2019 deri më 23 gusht 2020. KSHPK-ja dyshon se muajin shkurt të vitit 2020 Ismaili ka nënshkruar 684 projekte në vlerë prej mbi 60 milionë denarëve ndaj mjeteve të siguruara buxhetore për vitin 2020. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Antikorrupsioni kërkon nga Prokuroria të ndjek penalisht ish-ministrin e kulturës, Hysni Ismaili

    Lajmi i rradhës

    Shenjat e çrregullimeve hormonale që nuk duhen injoruar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë