Antikorrupsioni: Procedura kundër Stafës daton nga muaji qershor

    Komisioni për parandalimin e korrupsionit sqaron se procedura kundër ish avokatit të shtetit, Fehmi Stafa dorëzuar në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion daton nga muaji qershor, përkatësisht nga seanca e 69 e mbajtur më 01.06.2022.

    Komisioni sqaron se në procedurën e dorëzuar në organin e akuzës për të nisur ndjekje penale kundër Stafës sqarohen dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare e cila në Prokurori është dorëzuar më 22 qershor.

    Nga ky organ sqarojnë se nuk do të ketë procedurë të re kundër ish udhëheqësit të mbrojtjes juridike shtetërore. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    LSDM paralajmëron subvencione për rrymë | VMRO-DPMNE: Qeveri e pasur, popull i varfër

    Lajmi i rradhës

    Shefi i OBSh-së: Nuk mund t’i ndihmoj familjes sime të uritur në Etiopi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë