LSDM paralajmëron subvencione për rrymë | VMRO-DPMNE: Qeveri e pasur, popull i varfër

    Bizneset në Maqedoni paguajnë rrymë deri në 100% më shtrenjtë në krahasim me vendet e rajonit, akuzuan sot nga opozitarja VMRO-DPMNE.

    “Është fakt i pamohueshëm se Maqedonia prej vitesh është në krizë. Dhe të gjitha krizat janë rezultat i paaftësisë së kësaj Qeverie të LSDM-së. Për shkak të tenderëve të tyre që bëhen sy më sy dhe për shkak se me rritjen e çmimit të rrymës, LSDM-ja mundëson vetëm përfitim shtesë personal”, deklaroi Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

    Nga LSDM-ja thonë se Maqedonia dhe e gjithë bota do të përballen me një dimër të vështirë, gjegjësisht me dimrin më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore.

    “Me politika në kohë dhe efikase, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ruan stabilitetin e ekonomisë vendore, sektorin energjetik, prodhimin e energjisë elektrike dhe subvencionon fuqishëm çmimin e energjisë elektrike për qytetarët.  Shteti ka për obligim t’i mbrojë qytetarët dhe buxhetin e shtetit. Prandaj amvisëritë për faturat e rrymës paguajnë 20%, kurse 80% e çmimit subvencionohet nga shteti”, pohoi Martin Kostovski, LSDM.

    Qeveria solli vendim për shpallje të gjendjes krize në sektorin energjetik. Mbetet që të vendoset se çfarë masash do të merren për të ndihmuar ekonominë. Nga 1 shtatori hyjnë në fuqi dy vendime të qeverisë, e ato janë gjendje krize në furnizimin me energji termike në Qytetin e Shkupit. Prej 1 shtatorit duhet të hyjnë në fuqi edhe masat e fundit të miratuara nga Qeveria për kursim të energjisë elektrike. Për institucionet publike ato do të jenë të detyrueshme, ndërsa për amvisëritë dhe kompanitë private do të jenë në formë rekomandimi. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Për një muaj qytetarët e RMV-së harxhojnë 521 mijë MWh energji elektrike

    Lajmi i rradhës

    Antikorrupsioni: Procedura kundër Stafës daton nga muaji qershor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë