Apasiev: Kidnapuan deputet duke menduar se kështu nuk do të bien nga pushteti

    Kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev, pas mungesës së deputetit të Lëvizjes Besa, Kasriot Rexhepi, në seancën për mosbesimin e Qeverisë ka reaguar në Facebook.

    “E fuqishme. Kidnapuan deputet duke menduar se ashtu nuk do të bien”, ka shkruar Apasiev.

    Deputeti i Lëvizjes Besa Kastriot Rexhepi, nëpërmjet FB ka shkruar se nuk do ta mbështesë rrëzimin e qeverisë se për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vëndi ka gjasa të mëdha të marë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE.

    Lajmi Paraprak

    Kjo është arsyeja pse Kastriot Rexhepi nuk ishte i pranishëm në kuvend

    Lajmi i rradhës

    MPB realizon kontrolle në më shumë objekte hotelierike në rajonin e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë