Apasiev: Në zgjedhjet e ardhshme do të kemi më shumë deputetë për të bllokuar shovinizmin dhe federalizmin

    Kryetari i partisë “E majta”, Dimitar Apasiev në emisionin “Dnevnik” në Sitel deklaroi se partia e tij në Kuvend do të bllokojë të gjitha ligjet të cilët lidhet me mafinë urbane, etnotribalizmin, federalizmin, shovinizmin, gjegjësisht me privatizimin e pronave, përcjell Nistori.

    “Çdo ligj që do të sillet në Kuvend do të bllokohet nga ne për shkak se shkatërron shtetin, shkatërrim i republikës dhe kjo nuk duhet të kalojë, të paktën deri sa ka deputetë të partisë “E majta” në Kuvend, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme do të kemi më shumë deputetë dhe më shumë resurse për bllokada”, tha Apasiev.

    Ai tha se megjithatë bllokimi nuk është mënyrë e punës së partisë së tij. Ai thotë se ai dhe kolegu i tij, Boris Krmov deri tani kanë bllokuar vetëm miratimin e Rregullores dhe Ligjin për letërnjoftime. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “NJË NJERI SHUMË, SHUMË I RREZIKSHËM” | Mlladiçi, më i kërkuari i Europës në pritje të vendimit përfundimtar të Hagës

    Lajmi i rradhës

    Si t’i hekurosni veshjet kur s’keni një hekur me vete gjatë pushimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë