Apasiev – Xhaferit: Nuk e kuptoj shqipen, do t’ua kthej materialet nëse janë dygjuhëshe

    Deputeti i partisë e “Majta”, Dimitar Apasiev, duke iu referuar nenit 3 paragrafi 4 të Rregullores së punës, në seancën e sotme parlamentare i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi se do t’ia kthejë materialet nëse ato dorëzohen përsëri në dy gjuhës, sepse është antikushtetuese dhe e paligjshme, përcjell Nistori.

    Xhaferi i është përgjigjur se Apasiev është një shekull vonë për nga perceptimi dhe mirëkuptimi.

    “Ne si e “Majta” do t’au kthejmë këto materiale nga sot. Këto në gjuhën shqipe nuk i kuptoj. Unë kërkoj nga shërbimet që të thonë në të ardhmen se nuk jam deputet që flas gjuhë tjetër përveç maqedonishtes, të dorëzoj materiale ekskluzivisht në gjuhën maqedone”, tha Apasiev.

    Ai gjithashtu e pyeti Xhaferin pse dy ligjet që ata paraqitën nuk u futën në rendin e ditës të paraqitur në muajin maj dhe prill, duke e kujtuar atë se ai ishte i detyruar t’i paraqiste para deputetëve brenda tre ditësh, duke filluar kështu proceduren e seancës parlamentare. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A do të funksiononte java 4-ditore e punës?

    Lajmi i rradhës

    Dëbimi i shtetasve turq nga vendi, Drejtësia do të veprojë në bazë të ligjeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë