Arafat Muaremi sot dorëzon kallëzimet penale ndaj prokuroreve

    Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, pritet që sot në Prokurorinë Publike Themelore t’ia dorëzojë kallëzimet e paralajmëruara penale kundër prokurorëve që hynë në zyrën e tij.

    Kallëzimet kundër Vilma Ruskovskës, Ivana Trajçevës dhe Elizabeta Josifovskës nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar kanë të bëjnë me keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe falsifikimin e dokumentit zyrtar.

    Jozyrtarisht, raporti bazohet në raportin nga mbikëqyrja e Prokurorisë Themelore të Ljubomir Joveskit, në të cilin janë konstatuar një sërë parregullsish gjatë kontrollit të kryer në Policinë Financiare nga Prokuroria për Krim të Organizuar.

    Sipas Policisë Financiare, prokurorët kanë dorëzuar në gjykatë të dhëna të rreme dhe të pavërteta për të marrë një urdhër bastisjeje, pa respektuar Ligjin për Procedurën Penale.

    Në anën tjetër, prokurorja Ruskovska, pas paralajmërimeve për padi nga Muaremi, theksoi se është nën presion dhe paralajmëroi se do t’i publikojë të gjeturat që pretendon se i ka ndaj Muaremit.

    Nga ana tjetër, ai kërkoi nga Ruskovska që të ngrejë akuzë kundër tij nëse ka prova.

    Ruskovska për veprimet e saj nuk mori mbështetje as nga Asociacioni i prokurorëve publikë.

    Në fakt, ata thanë se ajo ka dëmtuar reputacionin e prokurorëve dhe ka shkelur kodin e tyre të etikës.

    Ekspertët e vlerësuan konfliktin Ruskovska-Muaremi si krizë të sistemit të drejtësisë që nuk do të zgjidhet lehtë për shkak të ndikimeve politike.

    Lajmi Paraprak

    Orban përdor sportin për të zgjeruar ndikimin e Hungarisë jashtë vendit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë