Arbër Ademi: me marrëveshje të fshehtë, disa parti dëshirojnë t’ia marrin dy mandate Frontit Europian

    Arbër Ademi nga BDI sot në konferencë për shtyp ka thënë se disa parti politike me marrëveshje të fshehtë, dëshirojnë që Frontit Europian t’ia marrin dy mandate.

    Ai tha se partitë kanë dorëzuar ankesa për parregullsi në njësinë zgjedhore numër pesë dhe njësinë numër gjashtë, përcjell Nistori.

    “Partitë e tjera politike në bazë të një marrëveshje të fshehtë jo parimore duke shkelur vullnetin e popullit në mënyrë të orkestruar kanë parashtruar kundërshtime gjegjësisht ankesa për vendvotime të caktuara në NJZ5 dhe NJZ6 për të cilat nuk është konstatuar asnjë parregullsi gjatë dhe pas mbarimit të procesit zgjedhor. Kjo dëshmohet edhe me nënshkrimin e procesverbaleve ku kanë nënshkruar përfaqësuesit e partive që kanë dorëzuar ankesa”.

    “Qëllimi është i qartë, Frontit Europian dëshirojnë t’ia marrin dy mandate, një në zonën 5 dhe një në zonën 6, megjithëse këto mandate janë rezultat i votës së pastër të qytetarëve dhe votës së lirë demokratike”, tha Ademi./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    James O’Brien uron Siljanovskën: pres të punojmë në qëllimet e përbashkëta drejt integrimit euroatlantik

    Lajmi i rradhës

    Geer: jam i bindur që Maqedonia e Veriut do ta merr vendin e merituar në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë