Remenski: Transparenca definitivisht mungonte

    Profesoresha dhe ish-deputetja Frosina Remenski në “Click21” theksoi se mendon se ka mungesë transparence në negociatat me Bullgarinë fqinje.

    “Transparenca definitivisht mungonte”, tha Remenski.

    Ajo thotë se nuk sheh se përfshirja e bullgarëve, malazezëve, kroatëve në preambulën e Kushtetutës do të sjellë ndonjë problem.

    “Dy gjëra janë problematike për mua, ajo është nëse do të kërkohet futja si mënyrë e çelësit etnik në seksionin e punësimit në organet e administratës shtetërore sepse kjo është një nga vlerat themelore të rendit kushtetues dhe mendoj se nuk duhet, sepse ne jemi një shoqëri civile e deklaruar në të cilën qytetari pavarësisht nga përkatësia e tij sociale, etnike, fetare, politike është në qendër të vëmendjes dhe derisa të fokusohemi pikërisht tek individi, pavarësisht epiteteve të tij të mëparshme, këto debate do t’i kemi në publik”, tha Remenski.

    Lajmi Paraprak

    Më gjashtë shtator do të fillojë gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Kush do të zëvendësojë Abazoviçin | Mali i Zi kërkon kryeministër jo-partiak

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë