Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit ka vëzhguar nga afër stërvitjet e pjestarëve të FSK-së, në ushtrimin e përbashkët me forcat ushtarake amerikane “Defender Europe 21”, në Babaj të Bokës në Gjakovë, përcjell Nistori.
Kurti gjatë fjalimit para ushtarakëve pjesëmarrës në ushtrimin “Defender Europe 21” tha se pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin “Defender 21” dëshmon qartë për synimin e vendit tonë për të formësuar një ambient të sigurt dhe paqësor në Evropë dhe më gjerë.
“Veçantia e ushtrimit “Defender 21”, lidhet me faktin që partneri ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dhanë besimin vendit tonë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, që për herë të parë të mirëpresë një pjesë të këtij ushtrimi në territorin e Republikës sonë. Pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimin “Defender 21” dëshmon qartë për synimin e vendit tonë për të formësuar një ambient të sigurt dhe paqësor në Evropë dhe më gjerë. Profesionalizmi juaj i treguar në këtë demonstrim operacionesh që sapo pamë, vërteton që FSK jo vetëm që është e vullnetshme, por edhe e gatshme sepse e aftë, për të ndihmuar e kontribuar në sigurinë kontinetale e globale.Ndërveprimi e bashkëpunimi në stërvitje e ushtrime, në aksion e operacion, është besim e vetëbesim, i ndërsjelltë dhe i shtuar”, ka deklaruar Kurti.
Ai ndër të tjera ka shtuar se pas këtij ushtrimi, Forca e Sigurisë së Kosovës ka fituar aftësi të reja ushtarake, dhe, edhe një herë ju përgëzoj për arritjet e njëherit ju siguroj që kabineti im qeveritar do të vazhdoj mbështetjen e do ta shtoj buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës në rrugën e saj për arritjen e kapaciteteve të plota operacionale. /Nistori/