Arifi: Nga dhjetori do të bëhet digjitalizimi i plotë i shërbimeve komunale në Tetovë

    Kryetarja aktuale e Tetovës dhe kandidate nga radhët e BDI-së, Teuta Arifi sot me përfaqësues të bashkësisë TI debatoi për digjitalizimin e shërbimeve të cilat i ofron vetëqeverisja lokale.

    “Procesi i digjitalizimit është i rëndësishëm, gjysmën e mandatit të Këshillit kishim E-këshill dhe dëshirojmë të bëjmë ende shërbime që të jenë në formë elektronike. Në dhjetor duhet të fillojë projekt për digjitalizim të plotë të Komunës së Tetovës. Kjo bashkësi është e rëndësishme për ne sa i përket shkëmbimit të ideve dhe udhëzimeve për digjitalizim sa më të madh të shërbimeve komunale”, tha Arifi.

    Në kuadër të fushatës, Arifi sot bisedoi edhe me përfaqësues të Shoqatës së Personave të Verbër të Tetovës dhe theksoi se edhe më tutje si komunë do t’i ndihmojnë kësaj kategorie të qytetarëve.

    Lajmi Paraprak

    Byrnes – mjedisi jetësor: Shkelësit duhet të përgjigjen pa marrë parasysh përkatësinë politike

    Lajmi i rradhës

    Qyteti “më i shëmtuar” në botë kthehet në një destinacion turistik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë