Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot vizitoi njësitin e zjarrfikësve në Tetovë duke i falenderuar për angazhimin dhe guximin që treguan në mbrëmjen e tetë shtatorit, gjegjësisht tragjedinë në spitalin modular në Tetovë, njofton Nistori.
Arifi deklaroi se janë duke u mbledhur faktet, dëshmitë dhe poashtu kanë arritur edhe hetuesit gjerman. Ajo poashtu ceku se familjarëve do t’ju mbulohen shpenzimet e varrimit dhe familjarëve të viktimave dhe të të lënduarve nga komuna e Tetovës, me çka do t’ju ndihmohen me nga 60 mijë denarë.
“Sot, zyrtarisht jam e informuar që në vend ngjarje procesi i hetimeve dhe në ndërkohë janë duke u mbledhur faktet, dëshmitë dhe të gjitha elementet tjera përcjellëse për të përfunduar sa më shpejtë procesi i hetimit. Poashtu sot kanë arritur edhe hetuesit gjerman dhe besojmë që kjo do të jep edhe një shtytëse plus më tepër këtij procesi të rëndësishëm për ne”, deklaron Arifi. /Nistori/