Armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake, Policia jep detaje pas bastisjes në shtatë lokacione në veri

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës (PK), ka bërë të ditur se në vazhdën e angazhimit dhe realizimit të aktiviteteve policore për ruajtje të rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë dhe parandalimit të aktiviteteve kriminale, sot kanë zbatuar urdhër kontroll në pjesën veriore të vendit.

    Sipas njoftimit thuhet se Prokuroria Speciale njofton se me urdhër të gjykatës, Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në shtatë lokacione në pjesën veriore të vendit, që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023.

    Po ashtu, ju njoftojmë se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

    Gjatë këtyre kontrolleve, në një podrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

    “Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

    Më poshtë lexoni listën preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

    87 copë eksploziv të tipit TM 100, 3 granata hedhës dore (zola), 1 armë automatike AK-47, 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD, 14 karikatorë, municion të kalibrave të ndryshëm, 63 detonatorë elektrik, 23 detonatorë mekanik, 1 orë për aktivizim, 1 granatë dore M79, 3 tuba fitila ndezës, çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    AUV asgjëson mbi 60 kg produkte mishi në lokalin ku dyshohet se u helmuan mbi 100 persona

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa – BDI-së: ku përfundojnë paratë e buxhetit shtetëror që duhet të investohen në autostrada?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë