Lëvizja Besa – BDI-së: ku përfundojnë paratë e buxhetit shtetëror që duhet të investohen në autostrada?

    Komunikata e plotë e Lëvizjes Besa për Nistorin:

    Derisa në Maqedoni, Qeveria po merrë vendime vetëm për hapjen e Kazinove dhe zhvillimin e këtij biznesi shkatërrues për shoqërinë, qytetarët vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre në rrugë të vjetra, të shkatërruara, e pa standarde. Me dekada të tëra në Qeveri, BDI vetëm ka premtuar zhvillim infrastrukturor, por nuk ka realizuar asgjë. Vendi është i lidhur me autostradë me Greqinë, Bullgarinë e Serbinë, por kurr nuk arriti të lidhet edhe me Kosovën dhe Shqipërinë. Autostrada Kërçovë – Ohër, mbetet vetëm një premtim dhe projekt nga i cili BDI si pjesë e pushtetit vetëm po zhvat qytetarët duke ribuxhetuar dhe ridedikuar qindra miliona euro për këtë autostradë që për dhjetë vite spo përfundon.

    Njëjtë edhe me Autostradën Shkup – Bllacë. Dhjetëra afate të premtuara për ndërtim dhe ende nuk janë përfunduar as 2 kilometrat e parë. Këto janë fakte që kur bëhet fjalë për investime kapitale tek zonat shqiptare, BDI e para për të premtuar, por e fundit për të realizuar. Kështu do të ndodh edhe me rrugën, Tetovë – Prizren. Për të cilën Qeveria e Kosovës ka filluar me procedurat dhe tenderët për fillimin e rrugës nga Prizreni deri në kufi me Tetovën, por vetëm një Zot e di, nëse ndonjëherë do të nisin procedurat edhe nga Qeveria e Maqedonisë.

    I bëjmë apel Qeverisë, që nëse nuk është e gatshme dhe nuk dëshirojn të lidh shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës me autostradë, le t’ia japë kompetencat Komunës së Tetovës dhe kjo dëshirë e qytetatëve do të bëhet realitet shumë shpejtë, siç u është bërë realitet me dhjetëra rrugë komunale, që kur Lëvizja BESA udhëheq me pushtetin lokal.

    Ndërsa BDI dhe funksionarët e ssj duhet tu përgjigjen qytetatëve: Ku përfundojnë paratë e buxhetit shtetëror që duhet të investohen në autostrada? /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake, Policia jep detaje pas bastisjes në shtatë lokacione në veri

    Lajmi i rradhës

    Procesi i Berlinit, përshpejtuesi i integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë