Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup ka iniciuar procedurë kundër tre personave – babait dhe dy djemve të tij, për të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 paragrafi 1 të Kodit Penal, ndërsa Gjykata Themelore Penale Shkup të tre të dyshuarve u ka caktuar masë arresti prej 8 ditëve, përcjell Nistori.
Siç informoi PTHP, tre bashkëkryerësit, me qëllim që të shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për jetën dhe trupin e njerëzve ose për pronë të përmasave të mëdha, më 9 gusht kanë shkaktuar zjarr, duke derdhur lëng të ndezshëm në tokë pyjore afër rrugës lokale në vendin e quajtur “Dupki”, afër Patishka Rekës.
“Me çakmak kanë djegur pyll me drunj të ulët dhe barë i thatë. Toka e djegur është në pronësi shtetërore, ndërsa ka ekzistuar rreziku tëpërhapet në rajon më të madh të pyllit me drunj të ulët dhe të lartë, , madje edhe të përfshijë një pjesë të Parkut kombëtar ‘Jasen’. Të dyshuarit i ka vërejtur dhe denoncuar një dëshmitar, ndërsa nëpunës policor i kanë kalur dhe tek ata kanë gjetur disa litra nga lëngu i ndezshëm të cilin e kanë përdorur për shkaktim të zjarrit, Ekipe për shuarje të zjarrit kanë intervenuar që ta shuajnë zjarrin”, kumtoi PTHP.
Siç thuhet në kumtesë, për shkak se vepra ndiqet në procedurë të shkurtuar, me propozim të prokurorit publik, Gjykata Penale Themelore Shkup të tre të dyshuarve u caktoi paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditësh.