Shqiptarët dhe komunitetet joshumicë janë të nënpërfaqësuar në gjykata, në prokurori dhe organet shtetërore të pavarura

    Përfaqësimi i drejtë etnik nëpër institucione mbetet akoma i parealizuar, duke qenë se disa institucione me vite nuk kanë lëvizur në drejtim të përmirësimit të gjendjes brenda tyre. Avokati i popullit Naser Ziberi njofton se, në nivel shtetëror, që nga viti 2017 deri në vitin 2020, ka përmirësim të pasqyrës së përfaqësimit etnik në disa institucione por në disa të tjera, jo.

                                   2017                 2020

    Shqiptarë            10.8%               20.1%

    Turq                       1.1%                  2.1%

    Romë                    0.8%                  1.3%

    Vlleh                      0.7%                  0.7%

    Boshnjakë            0.3%                 0.5%

    Serbë                     1.8%                1.4%

    “Analiza tregon se në disa organe republikane përfaqësimi është në nivel të ulët dhe këtu nuk mundem mos ta përmend kabinetin e kryetarit të shtetit, Akademinë e Shkencave dhe disa institucione të tjera. Shembull Akademia e Shkencave ka 95.7% të të punësuarve të komunitetit maqedonas dhe vetëm 1.4% të komunitetit shqiptar.”- deklaroi Naser Ziberi, Avokat i Popullit.

    Shqiptarët dhe komunitetet joshumicë janë të nënpërfaqësuar edhe në gjykata, në prokurori, organet shtetërore të pavarura, etj. Struktura hierarkike e të punësuarve në institucionet publike, për Avokatin e popullit, është poashtu e pavolitshme. Në vendet udhëheqëse, komunitetet tjera janë shumë pak të përfaqësuar në krahasim me skemën reale etnike në vend.

    Këto numra janë edhe më shqetësues pas konfirmimit të keqpërdorimeve dhe manipulimeve me balancuesin i cili rregullon përfaqësimin e drejtë gjatë punësimit. Numrat mund të jenë joreal dhe rezultatet mund të jenë edhe më negative kur shumë të punësuar kanë zënë vendet e punës duke u vetëdeklaruar rrejshëm se i takojnë një komuniteti tjetër etnik. Ky fenomen përmirëson gjendjen e numrave të përfaqësimit të drejtë por jo situatën reale. Avokati i popullit Naser Ziberi thotë se ka reaguar për këtë gjë.

    “Ne, në funksion të eliminimit të këtij problemi, Ministrisë së Administratës i kemi dorëzuar rekomandim për gjetjen e instrumentit për eliminimin e keqpërdorimit të balancuesit por kompetencat tona shkojnë në masën e rekomandimit ndërsa aktivitetin ligjvënës e ka ministria, qeveria dhe parlamenti.”- pohoi Naser Ziberi.

    Avokati i popullit kritikoi Ministrinë e Financave dhe të Transportit, Gjykatën Themelore dhe disa institucione të tjera të cilat, të cilat edhe përskaj kërkesës, nuk dërguan të dhënat për të punësuarit e tyre për vitin 2020. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski takoi maqedonasit e Bullgarisë

    Lajmi i rradhës

    Sonte në Shkup jepet premiera e shfaqes “Nyjat” – drama që trajton “nyjat” e kohës që po jetojmë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë